Serbët bllokojnë gazetarë dhe biznesmenë shqiptarë në aeroportin e Beogradit

14.10.2014 (komentet: 0)

serbi

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka ësstë duke biseduar prej disa minutash me autoritetet serbe të policisë për të sqaruar ngjarjen

 

Gazetarë dhe biznesmenë shqiptarë kanë mbetur në aeroportin e Beogradit të bllokuar nga policia e Serbisë.

Bllokimi i shqiptarëve u bë pasi njeri prej tyre mbante në dorë shallin e Kombëtares së Shqiptarëve.

Policia ndërpreu procedurat e kontrollit të pasaportave për udhëtarët pas bllokimit të shqiptarëve.

Po ashtu policia serbe ndaloi vazhdimin e udhëtimit të shqiptarëve deri në një urdhër të dytë nga zyrtarë më të lartë se efektivat në shërbim.

Udhëtarëve shqiptarë u janë marrë pasaportat nga policia serbe dje nuk po u jepet asnjë shpjegim.

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka ësstë duke biseduar prej disa minutash me autoritetet serbe të policisë për të sqaruar ngjarjen.

Shqiptarët udhëtuan drejt Beogradit për të ndjekur ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri për grupin “I” eliminator të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në vitin 2016 në Francë./thealbanian/

Kthehu mbrapa

Shto koment