Panele në shtëpitë e përsonaliteve të rëndësishme të Sanxhakut

13.06.2012 (komentet: 0)

Në pamundësi të emërtimit të rrugëve dhe shesheve me emrat e përsonaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e Sanxhakut, si duket krerët politik të Sanxhakut kan vendos të bëjnë nji hap shum të rëdësishëm në përnbushjen e vendimeve të më hërshme dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Sanxhakut.


Këshilli Kombëtar Boshnjak gjatë viti 2012, i cili  është shpallur Viti i trashëgimisë kulturore boshnjake në Serbi,   do në vendos tabela  në shtëpitë  dhe ndërtesat në të cilat  kanë jetuar dhe punuar  figurat e famshme nga historia e Sanxhakut.  E para në serinë e gjatë do të jetë një panel në vendin ku ishte  shtëpia e familjes Ferhat Bej Draga në Dragaj të komunës së Tutinit.Në plan është vendosja e tabelave në objektet të cilat kan të bëjnë me emrat e heronjve dhe përsonaliteteve të rëndësishme  të Sanxhakut siq janë:  Aqif  Effendiut - Blyta në Novi Pazar, Hasan age Zvizdiqit në Sjenicë, Murat ef. Seqeragiqit në  Prijepolje, Husein Pashës dhe Mehmed Pashë Bajroviqit në Pljevlje,  Ali Pashë Sabanagajt  në Guci, Hussein Bashiqit  në Plavë , Rifat Burxhoviqit, Jusuf Mehonjiqit , Camil Sijariqit dhe Avdë Mexheedoviqit në Bijelo Polje, dhe Ejup Mushoviqit  në Tutin.Në kuadër të realizimit kalendarit manifestiv të vitit  2012-të,   - Viti i trashëgiminë kulturore boshnjake, Këshilli Kombëtar Boshnjak do të vendosë tabela të përshtatshme- siq e meritojnë ,  në lokalitetin e  xhamisë së shkatërruar të Gazës Isa-bej në qendër të Novi Pazarit dhe në lokalitetin Musalla në Prijepolje , për riparimin dhe konstruktimin e së cilës  KKB ka përgaditë dokumentacioni   e plotë, thuhet në informatën për media nga këshilli Komtar Boshnjak i Sanxhakut.

video

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment