Sarajevë: Liderët fetarë Ceriq e Zukorliq formojnë parti politike!

13.04.2014 (komentet: 0)

Në skenën politike të Bosnjë e Hercegovinës së shpejti do të dalë një parti e re politike. Sipas angjensisë informative Saff, partinë e re do ta themeloi Kongresi Botëror Boshnjak kurse dy personalietet kryesore në këtë aktivitet janë Mustafa Ceriqi dhe Muamer Zukorliqi.


Ismet Azizi

 

Mustafa Ceriqi deri para disa muajve ka qenë udhëheqës (Reis) i Bashkësisë Islame  në Bosnjë dhe Hercegovinë ndërsa aktualisht është president i Kongresi Botëror Boshnjak. Ai, poashtu, është njëri nga themeluesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Boshnjake.

Muamer Zukorliqi është udhëheqës fetar i myslimanëve të Sanxhakut dhe ish Kryemyfti i Bashkësisë Islame në Serbi. Zukorliqi është presidenti i parë i Bashkësisë Islame të Sanxhakut, i cili   në këtë pozitë u zgjodh në  tetor të vitit 1993. (Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 7 shtator të viti 1990, Sanxhaku i N. Pazarit, krijoi Bashkësinë Islame të Sanxhakut). Zukorliqi vlerësohet si myftiu më i ri në Evropë. Më 27 mars 2007, u zgjodh kryetar i Bashkësisë Islame në Serbi.

Zukorliqi është themelues i një numri të madh të institucioneve në Sanxhak. Ai është themeluesi i medias së parë Islame në Sanxhak -. "Zërat e Islamit", dhe ishte redaktor i parë. Ai filloi aktivitetet në fushën e botimeve, krijoi shtëpinë botuese "El Kelimeh" shumë të  suksesshme në rajonin e Sanxhakut dhe më gjerë, si dhe mektebin për moshën parashkollore dhe shkollore, me  të cilën Bashkësia Islame u veçua në rajon. Ai hodhi themelet e medresesë së pavarur "Gazi Isa-beg ", e cila deri atëherë ishte paralele e ndarë e Mdresesë  “ Allaudin “ të Prishtinës. Zukorliqi u zgjodh dekan i parë i Fakultetit të Studimeve Islame, kryetar i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit dhe themelues tij. Më pas, ai arriti të jetë themelues i  Akademisë së Shkencave dhe Arteve Boshnjake dhe Kongrsit Botëror Boshnjak.

Përgatitjet për themelimin e partisë janë në  përfundim e sipër dhe nuk e dihet emri i  partisë . Megjithatë, dihet se Dr Mustafa Ceriq do të jetë  kandidat  për anëtar të Kryesisë së B. dhe H. nga radhët boshnjake në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që do të mbahen në tetor të këtij viti .

Është vështirë në këtë kohë të parashikohet  se si do të jenë reagimet në B. dhe H. me rastin e formimit të  partisë politike nga  myftiu Zukorliq dhe Mustafa Ceriq.  Siç dihet, myftiu Muamer Zukorliq ka një përvojë të gjatë politike. Ai tashmë ka një parti në Serbi dhe një në Mal të Zi. Se çfarë ndikimi politik dhe çfarë mbështetje do të ketë kjo parti në Bosnjë dhe Hercegovinë, mbetet të shihet .

Dr Mustafa Ceriqi, në të kaluarën, si udhëheqës i Bashkësisë Islame në B dhe H, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për Bshkësinë Islame dhe për myslimanët në tërësi. Në  sfida të shumta ai është përgjigjur  në mënyrë të drejtë. Mustafa Ceriqi me  autoritetin  e tij dikur  ka ndihmuar Fahrudin Radonqiqin në ngritjen e tij në skenën politike.

Fahrudin Radonqiqi është me prejardhje nga Sanxhaku, është gazetar, biznesmen dhe së fundmi edhe politikan. Që nga mosha 23 vjeçare emërohet redaktor i revistës " Omladinski Pokret", mandej  korrespodent i " Danasit" të Zagrebit. Në vitin 1990 botoi librin  " 10.000 Dana Robije",  që në të vërtetë është libër biografie i Adem Demaçit. Pastaj, ai është larguar nga Mali i Zi për t’ju bashkuar Ushtrisë Boshnjake si anëtar i kabinetit të kryeshefit të kësaj ushtrie. Ai është pronar i kompoanisë së njohur " Avaz".


Do të jetë interesante të shihet se si do të reagojnë Boshnjakët  me rastin e hyrjes në politikë të Mustafa Ceriqit. Parashihet se do të jetë tejet interesante gara në mes Mustafa Ceriqit dhe Fahrudin Radonqiqit për anëtarin boshnjak të  Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës .

Madje, do të jetë interesant edhe  fakti se si do të reagoj Fahrudin Radonqiqi pasi që kësaj radhe  do të përballet me një konkurent të fortë, i cili për te ka krijuar një situatë tërësisht të papritur.  Deri tani Radonqiq e ka pasur konkurrent vetëm Bakir Izetbegoviqin ( djali i Alia Izetbegoviqit). Duhet të presim që të shohim se si do të përballet Radonqiqi me Mustafa Ceriqin. Sido që të jetë, ky vit  me siguri do të cilësohet si  një vit më interesanti deri tash i zgjedhjeve në B dhe H.

Kthehu mbrapa

Shto koment