Sanxhak: Vazhdojnë reagimet për gjenocidin 1912 -1918

28.07.2013 (komentet: 0)

Autoritetet malazeze legalizojnë okupimin e Sanxhakut dhe gjenocidin ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve thuhet në Komunikatën për shtyp të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut i KKB (boshnjakisht: BNV), (Këshillit Komëtarë Boshnjak) të Sanxhakut.

Sanxhak:  Vazhdojnë reagimet për  gjenocidin 1912 -1918






Dr. Admir Muratoviq (KKB): Nuk ka asnjë dyshim se në vitin 1912. janë bërë krime të tmerrshme ndaj popullatës boshnjake dhe shqiptare në territorin e  Sanxhakut jugor, dhe nuk ka asnjë dyshim se ky vendim  për deportimit e tyre e në vitin 1912, një tjetër argument për karakterin e trajtimit të garniturës qeverisëse ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve  në përgjithësi . 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  i KKB ka protestua ashpër kundër vendimit të Kuvendit komunal të Beranës  për ndarjen e   çmimin më të lartë  të Komunës Shoatës së vullnetarëve të  të luftës të vitit 1912-1918. 

Në të vërtetë me rastin e Ditës së Komunës juria e cila ishte e formuar me shumicë të SDP (partia social demokrate e Ranko Krivokapiqit) dhe DPS (Partia Demokatike Socialiste , e Filip Vujanoviqit ) mori vendim që shpërblimi i Parë të komunës këtë vit  të shkon në duart e atyre të cilëtl, siq thot kryetari i kësaj Shoqate, e vetmja meritë është ajo që kanë  \" çliruar Beranën nga Turqit në vitin 1012\".

Në vitin 1912., Ushtritë serbe dhe malazeze pushtuan dhe e ndanë Sanxhakun.
Kur bëhej fjalë për objektivat e luftës, Mbreti Nikolla sëpari ka theksua \"çlirimin e Zetës dhe tokën e  Nemanjiqëve\" dhe \"Hakmarrje për Kosovën\", si dhe motivet historike dhe tradicionale, duke injoruar qasjen demografike dhe etnografike, si dhe liritë demokratike, dhe gjithashtu gjendjen reale në territoret   që kishte planifikuar  t\'i marrë.

Hyrja e ushtrive serbe dhe malazeze në Sanxhak u shoqërua nga një numër krimesh dhe keqëpërdorime, sidomos nga ana e ushtrisë malazezëve, greke dhe bullgare, të cilat kanë  kryer kundër popullësisë civile boshnjake dhe shqiptare, menjëherë pas kalimit të parë përtej lumit  Tara, deri në Mojstir, Plavë, dhe Guci dhe Gjakovë.

Në një raport të komandantit të  brigadës së Kollashinit,  dërguar   mbretit Nikolla  në nëntor të vitit 1912, aso qasje ka patur siç vihet në dukje, \"ka qenë i rrënjosur bindja se Serbi ndaj Turqëve   nuk mundë  të bëjë xhynah,\" pa marrë parasysh së qfar i bënë atij.
Nuk ka asnjë dyshim se në vitin 1912. janë bërë krime të tmerrshme ndaj popullatës boshnjake dhe shqiptare në territorin e  Sanxhakut jugor, dhe nuk ka asnjë dyshim se ky vendim  për deportimit e tyre e në vitin 1912, një tjetër argument për karakterin e trajtimit të garniturës qeverisëse ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve  në përgjithësi  

Me këtë qëndrim të vërtetë ata tregojnë se sa ata e vlerësojnë rëndësinë dhe rolin e tyre në fitimin  e pavarësisë së Malit të Zi, me këtë veprim ,ndër të tjera, edhe është legalizuar  me të drejtën ndërkombtareajo qka ka ndodhur në vitin 1912, pra okupimi i Sanxhakut dhe gjenocidi ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Këshillii për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të  KKB , ju bënë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare,  boshnjake dhe muslimane në Mal të Zi që ta ngritin zërin e tyre kundër këtij vendmi fashizoid e trishtues dhe të bashkëpunojnë që ksofar veprime të ngjashme  në të ardhmëren të parandalohen, thuhet në komunikatën e Këshillit  për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të KKB-e me seli në Pazarin e Ri ( Novi Pazar) cila u nënshkrua nga kryetari prof. Admir Muratoviq.


xlpress.tv/ Ismet AZIZI 

Kthehu mbrapa

Shto koment