Samarxhiq: Beogradi është në prag të pranimit të pavarësisë së Kosovës
17.02.2012 (komentet: 0)
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samarxhiq sot në përvjetorin e katërt të shpalljes së pavarësisë së Kosovës deklaroj se Beogradi është në prag të pranimit të pavarësisë së Kosovës, shkruan e përditshmja e Beogradit Blic.
Samarxhiq në konferencën për shtyp tha se marrëveshja për një përfaqësim rajonal të Kosovës dhe vendimi eventual i Beogradit për t’i mos shpallur zgjedhjet lokale në Kosovë do të çojë drejt asajë që Sërbia de facto dhe de jure të njoh pavarësinë e Kosovës.
Sipas fjalëve të Samarxhiqit, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës çoi në përshpejtimin dhe "njohjen me kiste " të pavarësisë së Kosovës.
Shto koment