SALI BERISHA KUNDËR ‘JUGOSLLAVISË SË RE’, ËSHTË PROJEKT QË DO DOMINOHEN NGA SERBËT

27.01.2014 (komentet: 0)

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot për herë të parë për një projekt që është përfolur shumë muajve të fundit, atë që quhet Jugosllavia e Re.


 

Lexojeni deklarimin e plotë të Berishës, bërë pak çaste më parë në Facebook.

Te dashur miq, vitin e kaluar ne disa takime rajonale eshte diskutuar per krijimin e nje nisme te re qe perfshin 6 vendet e Ballkanit Perendimor; Shqiperine, Kosoven, Maqedonine, Serbine dhe Bosnje Hercegovinen. Kjo nisme eshte iniciuar nga Mali i Zi dhe mbeshtetur fuqimisht nga komisioneri Stefan Fule. Nisma ka institucionet e veta si Asamblene Parlamentare dhe ekzekutivin (sekretariatin) e vet etj etj dhe synon lehtesimin e integrimit europian te ketyre vendeve.

Ne Beograd nisma eshte pritur me ngazellim dhe rendom ne qarqe politike, media, shoqeri civile flitet me nostalgji nga neo-jugosllavet per krijimin e Jugosllavise se re. Nuk me duket se eshte rasti per nje Jugosllavi te re por ne te vertet te gjitha rruget e nismes te çojne ne Beograd. Ne, para zgjedhjeve, dhe Kosova, e kemi kundershtuar kete nisme e cila de fakto ka per kryeqender te saj Beogradin dhe perjashton Kroacine dhe Sllovenine. Nisma mendoj do te zgjonte demonet e nacionalizmave. Mirepo ajo eshte pelqyer nga vendet e tjera, te cilat per arsye te ndryshme duan te ndjehen me afer "Little big brother-it" te tyre. Pas zgjedhjeve, “kodi i heshtjes” ka mbuluar qendrimin e qeverise shqiptare si per çeshtje te tjera edhe per kete çeshtje.

Problemi behet shqetesues sepse pas anullimit te papritur, mbasi ishte nisur, te vizites se Rames nga Beogradi, burime diplomatike njoftojne se nisma do jete ne axhenden e diskutimeve Rama - Daçiç ne shkurt, ne Beograd. Gadishulli yne mund te stabilizohet vetem si rajon i shteteve te barabarta dhe jo nepermjet dominances serbe, e cila eshte provuar tashme si nje nga eksperimentet me tragjike per vendet e e tij. Vendet tona kane nevoje te kene si kryeqytet te dyte Brukselin dhe jo Beogradin. Nisma e Ballkanit Perendimor 6 eshte thjesht nonstarter. sb

Nga Express 

Kthehu mbrapa

Shto koment