Saint Kitts dhe Nevis njeh pavarësinë e Kosovës

14.11.2012 (komentet: 0)

Edhe një njohje më shumë për Kosovën, kësaj radhe është nga Saint Kitts dhe Nevis.

Edhe një njohje më shumë për Kosovën, kësaj radhe është nga Saint Kitts dhe Nevis. Qeveria e këtij vendi tashmë ka marr vendim për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës, ku del se dy vizitat në Saint Kitts dhe Nevis të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe shumë takime me përfaqësues të këtij shteti, ua kanë mbushur mendjen autoriteteve atje që të njohin pavarësinë e Kosovës.

 

Burime të Kosovapress brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se kjo njohje i është komunikuar edhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Qeveria e Saint Kittit dhe Nevis e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj tashmë ka marr konfirmimin për këtë njohje edhe nga ministri i Jashtëm, Sam T. Condor”, thotë ky burim.

Sipas tij, vendimi për njohje shumë shpejt do të bëhet publik, pasi në MPJ të arrijë nota verbale e njohjes. Kontakti me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qenë i pamundur.

Hoxhaj aktualisht është në rrugë për Xhibuti, ku do të merr pjesë në Konferencën për Bashkëpunim Islamik, në të cilën këtë vit do të diskutohet edhe për Kosovën.

Kryediplomati kosovar disa herë ka vizituar Saint Kitts dhe Nevis, derisa në New York ka takuar disa herë përfaqësuesit e këtij shteti, i cili shtrihet në Karaibe. /Kosovapress/

Disa te dhanuna gjeografike

Federata e Saint Kitts dhe Nevis qjindet  në Amerikën Qendrore, në pjesën veriore të  Antileve të vogla.Shteti përbëhet nga dy ishuj malore me origjinë vullkanike. Ato I ndanë  ngushtica 3  km e gjerë.

Pavarësia nga Britania e Madhe e kanë  fituar në vitin 1983 si një monarki parlamentare brenda Comonvelti  britanik

Ekonomia e dobët është  bazuar në kultivimin e kallam sheqerit.  Në vitet e nëntëdhjeta u shëndrrua  në një vend të rëndësishmëm turistik.

Pjesa më e madhe e popullsisë e përbëjnë zezakët  dhe të përzier, kryesisht pasardhës të ish-skllevër.

banor 42.696, siperfaqja-261 ne vednin e 207 ne bote.

Kthehu mbrapa

Shto koment