Sa do të jetë numri i banorëve në botë në vitin 2100- "Jasht kontrollit"!

29.09.2013 (komentet: 0)

Natyralisti i shquar Sir David Attenborough para disa ditëve deklaroi se popullsia e planetit tashmë është "rritur jashtë kontrollit", por një ekspert thotë se numri i njerëzve në planet të arrijë kulminacionin për 40 vjet. Kujt t'i besojmë?

 

Në 60 vitet e fundit popullsia e planetit është trefishuar, "thot Sir David Attenborough për BBC.

 Nga viti 1950  kurë  Sir Attenborough filloi karrierën e tij, në botë kishte  2 530 000 000 njerëz. Gjashtëdhjetë e tre vjet më vonë,  ka rreth 7 160 000 000 banorë.

Pretendimi 'Jashtë kontrollit' është e vështirë të konstatohet, por mund të kuptojmë se ky pretendim  bazohet   duke  marrë  parasysh  rritjen e popullsisë  së  planetit  nëse rritet me të njëjtin ritëm, e cila   do të trefishohet pas 60 viteve.

Nëse kidshte me ndodhë kjo deri në fund të shekullit  në   planetin Tokë kishin me jetuar pothuajse 40 miliard njerëz.

Por, parashikimet e fundit të Kombeve të Bashkuara thonë për një numri rreth 11 miliard njerëz të së  njëjtës periudhë.  Ky numër është dukshëm më i madh se sot, por qartë tregon  se OKB-ja pret rritje shumë më të  ngadalshme të  popullsisë në dekadat që do të vijnë.

Megjithatë, dikush mund të mendojnë se 11 miliardë njerëz deri në vitin 2100 ëshë një rritje 'jashtë kontrollit'.

Por disa ekspert  nuk pajtohen me parashikimet e OKB-së, për të cilat  besojnë se janë shumë të larta.

"Kur kam shikuar  këto të dhëna, kam konstatuar gati se  të gjitha janë të pasakta," tha Sanjeev Sanyal, njëri nga  strategët global i bankave gjermane, me rastin e publikimit të   të dhënave në fund  të muajit qershor.

Në të vërtetë, rritja e popullsisë është e varur nga  një gamë e gjerë e faktorëve si përdorimi  i  energjisë, dhe   profiti i korporatave. Kjo është arsyeja pse njerëzit si Sanyal shifrat për  rritjen e popullsisë i marrin me rezervë.  Ai beson se parashikimet e  OKB-së vështirë arsyetohen  për disa arsye.

"Nëse shikoni fertilitetin - numri i fëmijëve të cilët gratë i kanë gjatë jetës, në pjesën më të madhe të botës sot është më i vogël dhe i  pamjaftueshëm  për  një  rritje aq të madhe të popullsisë e planetin tonë ," thotë Sanyal, transmeton dnevnik.hr. 

Ismet Azizi/xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment