Rusia pranon Krimenë si shtet, ​Obama publikon emrat e 11 të sanksionuarve rusë, (Video)

18.03.2014 (komentet: 0)

Rusia ka njohur pavarësinë e Krimesë. SHBA-të bëjnë publik emrat e parë të rusëve të sanksionuar. Rusia pranon pavarësinë e Krimesë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që njeh Krimenë si “shtet i pavarur dhe sovran”, kanë thënë burime presidenciale raporton BBC.

Lëvizja vjen pas referendumit të së dielës, mbajtur në krime e që 97% e votuesve, ishin pro bashkimit me Rusinë.

Obama publikon emrat e 11 të sanksionuarve rusë

Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë të ditura sanksionet që përfshijnë 11 zyrtarë rusë dhe ukrainas e të cilët akuzohen për ndërhyrje në Krime.

Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar që sanksionet të bëhet të ditura në fillim të këtij muaji, por sot janë bërë të ditur emrat e të sanksionuarve.

“Si hap i parë, unë do të autorizoj sanksione për zytratët rusë dhe për ata që kanë ofruar ndihmë materiale për qeverinë ruse. Nëse Rusia vazhdon të ndërhyjë në Ukrainë, ne do të jemi të gatshëm që të vendosim edhe më shumë sanksione. Besoj se ende ka pak shpresë për të zgjedhur situatën në mënyrë diplomatike në atë mënyrë që do të flitej për interesat edhe të Serbisë edhe të Ukrainës”, ka thënë Obama.

Në listen e të sanksionuarve, përfshiet edhe kryeministri i vetëshpallur i Krimesë, Sergei Aksyonov, i cili nuk pranohet nga SHBA dhe Ukraina.

Edhe zëvendëskryeministri rus, Dimitry Rogozin është në listën e të sanksionuarve dhe kjo listë përfshinë kryesisht emra të rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kthehu mbrapa

Shto koment