Krahas sfidave me të cilat ballafaqohen njerëzit në Kosovë në fushën e punësimit, arsimit, shëndetësisë, në fushën sociale dhe atë të mbrojtjes së mjedisit, kjo javë do t’i dedikohet diskutimeve me shtresa të ndryshme të shoqërisë, të cilat kanë luftuar për çrrënjosjen e varfërisë.

Sipas UNDP, të dhëna për Kosovën flasin se rreth 34-48% e kosovarëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, kurse 12 % në varfëri të skajshme. Përqindja e varfërisë është më e lartë në familjet më të mëdha, në amvisëritë që kanë numër më të madh të të papunëve, ata që kanë shkallë të ulët të arsimit dhe te kryefamiljaret femra. 

Shkalla e përgjithshme e papunësisë është 45%, në shtim e sipër 73% në mesin e të rinjve (15-24 vjeç). Shkalla e papunësisë në mesin e femrave është 57%, te meshkujt 41%. Përqindja e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore në Kosovë është 29% (65% në BE); për meshkujt 78% (59 në BE) kurse përqindja e përgjithshme e pjesëmarrjes është 48% (71% në BE), e cila është më e ulëta në Evropë. 

Në mënyrë që të mbështesë përpjekjet për përfshirjen e vërtetë të të gjithëve mbi baza të barabarta, kjo javë ka për qëllim përforcimin e dialogut dhe zhvillimin e partneriteteve midis të rinjve, komuniteteve, politikëbërësve dhe vendimmarrësve, midis agjencive të zhvillimit, akademikëve, sektorit privat dhe medias