Rreth 150 milionë të varfër në Evropë

16.09.2013 (komentet: 0)

Madrid, 15 shtator - Instituti për Hulumtime “Aksfam” njoftoi se masat shtrënguese ekonomike të qeverive evropiane janë duke i bërë të varfër edhe 25 milionë persona të tjerë, kështu që numri i personave të varfër në Evropë do të arri në 146 milionë njerëz, shifër kjo që është e barabartë me një të tretën e popullsisë së Evropës.



Instituti i lartpërmendur duke u bazuar në statistika të Bashkimit Evropian “Euro-Stat”, theksoi se deri në vitin 2011 në BE 120 milionë qytetarë jetonin në varfëri.

Ndërsa fakti se edhe 25 milionë qytetarë të tjerë do të zhytën në varfëri apo do t’i shpëtojnë këtij fenomeni, varët kryesisht nga fakti se çfarë rezultati do të sjellin politikat shtrënguese ekonomike që po zbatohen nga shtetet si Spanja, Portugalia, Greqia ose Anglia. 

Kjo gjendje tregon se klasa e mesme e popullsisë së Evropës është duke vdekur, ndërsa të pasurit vazhdimisht po e shtojnë pasurinë e tyre. 

Si rezultat i kësaj situate ekonomike, edhe 25 milionë qytetarë të tjerë evropianë do të zhytën në varfëri. 

Instituti i lartpërmendur në raportin e tij të titulluar “Gracka e masave shtrënguese”, gjithashtu ka paralajmëruar se nëse masat shtrënguese ekonomike do të vazhdojnë në këtë mënyrë, atëherë do të duhej të kalonin 25 vjet derisa Evropa të kthehet në një gjendje ekonomike në të cilën ka qenë në fillim të krizës ekonomike në vitin 2008. 

Kthehu mbrapa

Shto koment