Rrëfimi i pabesueshëm: Jetoi si i pastrehë për dhjetë vite, sepse e humbi rrugën pas një ndeshjeje futbolli

03.11.2015 (komentet: 0)

Një pensionist nga Zvicra, ka shkuar në Itali për të shikuar një ndeshje futbolli. Por, Rolf Bantle me të shkuar në tualet e ka humbur orientimin dhe më nuk e ka gjetur grupin me të cilin ishte

Më 24 gusht të vitit 2004, ai kishte shkuar të shikonte ndeshjen mes klubit futbollistik të Bazelit dhe Inter Milanit, por më nuk është kthyer në shtëpi.

“Dola nga stadiumi, pa i gjetur shoqëruesit. Fillova të kërkoj nëpër qytet”, ka treguar ai për momentin kur ka mbetur vet, transmeton Telegrafi.

“I kisha vetëm 20 euro në xhep dhe i shpenzova. Më pas njerëzit më jepnin ushqim dhe duhan. Një student ma dha një thes për fjetje dhe përfundova duke jetuar kështu, për dhjetë fite”.

Me të thyer këmbën, ai është dërguar në një spital. Autoritete e spitalore kanë vërejtur se ai nuk e ka asnjë dokument italian dhe se i mungon sigurimi shëndetësor.

Pasi është kontaktuar Konsullata e Zvicrës, është bërë dërgimi i tij në Bazel.

“Nuk e kisha asnjë të afërt që të më kërkonte dhe mbi të gjitha më pëlqente liria që kisha”, ka thënë ai për Schweiz am Sonntag.

Burri që tani është 71-vjeçar, është detyruar të kthehet në Zvicër, ku po qëndron në një qendër për të moshuar

Kthehu mbrapa

Shto koment