Riza Halimi beson se shqiptarët do të votojnë Myftiun Zukorlic

23.04.2012 (komentet: 0)

Kryetari i Partisë për Veprim Politik dhe deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, Riza Halimi, ka mbështetur kandidatin presidencial Myftiut Muamer ef. Zukorlic.


Halimi tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës deri më tani nuk kanë dalur në zgjedhjet presidenciale.

Por, ai pret që shqiptarët e Luginës së Preshevës këtë herë dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale dhe të votojnë për myftiun Muamer ef Zukorlic. 

"Zgjedhjet e ardhshme pres që shqiptarët e Luginës së Preshevës, pararelisht me zgjedhjet parlamentare, do të votojnë Koalicionin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, pasi që kanë një ofertë shumë nga kandidati presidencial myftiut Zukorliqi", ka thwnw Halimi.

Halimi tha se personaliteti Zukorlic nuk është i panjohur për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke thwnw se ai njihet si një luftëtar për të drejtat individuale dhe kolektive të komuniteteve minoritare në Serbi.

"Muamer Zukorlic në Luginën e Preshevës është i njohur për vlera të larta intelektuale, dhe mbi të gjitha nga angazhimi i tij me gjithë zemër për të drejtat e pakicave, arritja e të drejtave individuale dhe kolektive të të gjitha pakicave në Serbi. Në këtë mënyrë, shqiptarët sipas të gjitha gjasave duket se i kanw parë interesat e tyre të përbashkëta me boshnjakët e Sanxhakut dhe komuniteteve të tjera në Serbi", ka shtuar Riza Halimi, shkruan Sandzakpress

Kthehu mbrapa

Shto koment