Reshje të medha të borës edhe në Ulqin

03.02.2012 (komentet: 0)

Sherbimi Metereologjik i Malit të Zi parashikon se reshjet e bores ne rrethinen e Ulqinit do te vazhdojne dhe temperaturat do te jene edhe me te uleta.

Rreshjet e bores  krijuan probleme edhe ne komunën e Ulqinit, ku çdo rruge per ne qytetin me jugor te vendit eshte e veshtire per shkak se ne qafen e Mazhurës dhe qafes së Braticës reshjet e bores e kane bere kalimin shume te rrezikshem.

Bora ka arritur trashësi rreth 25 centimetra në zonën e Ulqinit dhe 20 centimetra në zonën e plazhit të madh dhe në ishullin e Bunës. Aktualisht është i përballueshem qarkullimi i mjeteve.

Shtabi i emergjencave në komunën e Ulqinit do  punon per mbajtjen e gjendjes nën kontroll sidomos ne rrugen e Ulqin – Tivar dhe Ulqin – Katerkoll. Megjithese nuk ka patur asnje aksident trafiku, Shtabi i Emergjencave në komunën e Ulqinit thekson se çdo gjë asht në konroll dhe se nuk ka nevojë për panik.

Kthehu mbrapa

Shto koment