Reagimi i parë për heqjen e Lapidarit, vjen nga ish-Kryeministri Pandeli Majko

20.01.2013 (komentet: 0)

Pas largimit të lapidarit të dëshmorëve në Preshevë, ka reaguar ish kryeministri shqiptar dhe deputeti socialist, Pandeli Majko.





 



Sipas Majkos, ‘Ky akt kërkon ti rivrasë ata që u vranë nga rrëgjimi i Miloshevicit’.
“Serbia ka hequr me xhandarë, sot në ora 7 të mëngjesit përmendoren e dëshmorëve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, nga qendra e Preshevës.

Ky akt kërkon ti rivrasë ata që u vranë nga rregjimi i Miloshevicit. Vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën ballkanin në gjakëderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë. Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë që shkruajtën ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre. Kush mund të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr do ti isha mirënjohës. Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mij!’, ka shkruar Majko në rrjetin social Facebook.


 

Kthehu mbrapa

Shto koment