Rast i rrallë humanitar: motra i dhuron vëllait veshkën

19.08.2016 (komentet: 0)

Në muajin korrik të viti 2016 në Spitalin Mount Sinai në Manhattan, një shqiptare malësore, për t’i shpëtuar jetën vëllait i dhuroi atij veshkën.

 

 

Nga Mark Rexhaj

Ajo është Shqipe Gocaj, e lindur Hasangjekaj, e bija e Cel Shabanit Hasangjekaj, bajraktarit dhe patriotit të Martinajve dhe bashkëshortja e Xhevat Gocajt, biznesmenit dhe aktivistit shqiptar të Fondacionit “Plavë Guci” në Neë York.

Shqipe Gocaj i kishte premtuar babait të saj se do të bëjë gjithcka është e mundur për vëllaun e saj Shabanin. Pas analizave përkatëse, ku grupi i gjakut ishte i njejtë, shpresa dhe dëshira u bënë realitet. Me ndërhyrjen kirurgjike, Shabani mori veshkën e motrës dhe po të njejtën ditë ishte shumë mirë e pas dy ditëve shkoi në shtëpi shëndosh e mirë si asnjëherë më parë, i lumtur për veten por i mërzitur që la motrën e vet Shqipen të sëmurë në spital.

Shqipja qëndroi dy javë në spital, e lodhur por e lumtur që realizoi premtimin e dhënë babait. Po të ishte në jetë do të ishte krenar për bijën e vet, e cila me vepra e meriton emrin që ka.

Për veprën e saj humane janë krenarë gjithë familja, farefisi e komuniteti, të cilët i urojnë Shqipes shërim të shpejtë dhe jëtë të gjatë në gjirin famljar.

Urimit i bashkangjitet edhe redaksia e gazetës Illyria.

IMG_6634

 

Kthehu mbrapa

Shto koment