Qeveria serbe betohet se “do ta mbajë Kosovën në Serbi”

27.07.2012 (komentet: 0)

Kuvendi i Serbisë sot ka miratuar përbërjen e Qeverisë së re cilës do t’i prijë Ivica Daçiq, i cili përveç postit të kryeministrit, mban edhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme, njoftojnë medie të Beogradit.



Pas zgjebes, qeveri ka bërë betimin në të cilin është ky “Se detyrën e anëtarit të qeverisë do ta ushtroj me ndërgjegje, me përgjegjësi e përkushtim dhe do t’i përkushtohem ruajtjes së Kosovës brenda Republikës së Serbisë”.

Qeveria e Serbisë ka 17 ministri dhe katër zyra: Zyra për Kosovën, për të drejtat e minoriteteve, të bashkësisë kishtare e fetare dhe zyrën për diasporë.

Ministër i Mbrojtjes është emëruar Aleksandar Vuçiq.

Rasim Lajqi është zgjedhur ministër i Tregtisë së jashtme e të brendshme, telekomunikacion e shoqëri informatike.


Kjo është përbërja e Qeverisë serbe: 
Kryeministër dhe ministër i Brendshëm Ivica Daçiq (SPS) 
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes Aleksandar Vuçiq (SNS) 
Zëvendëskryeministre dhe ministre pa portofol Suzana Grubjeshiq (URS) 
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punës Jovan Kërkobabiq (PUPS) 
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Tregtisë dhe Telekomunikacioneve Rasim Lajiq (SDPS) 
Ministër i Jashtëm Ivan Mërkiq 
Ministër i Drejtësisë Nikola Selakoviq (SNS) 
Ministre e Energjetikës Zorana Mihajloviq (SNS) 
Ministër i Minierave Milan Baçeviq (SNS) 
Ministër i Bujqësisë Goran Knjezheviq (SNS) 
Ministër i Kulturës dhe Medias Bratislav Petkoviq (SNS) 
Ministre e Sportit Alisa Mariq 
Ministër i Urbanizmit Velimir Iliq (Nova Serbija) 
Ministre e Shëndetësisë Slavica Gjukiç Dejanoviq (SPS) 
Ministër i Transportit Milutin Mërkonjiq (SPS) 
Ministër i Arsimit Zharko Obradoviq (SPS) 
Ministër i Financave Mlagjan Dinkiq (URS) 
Ministre e Zhvillimit Rajonal Verica Kalanoviq (URS) 
Ministër pa portofol Sulejman Ugljanin.

Kthehu mbrapa

Shto koment