QEVERIA E SHQIPËRISË MERR VENDIM PËR NDËRTIMIN E LINJËS SË INTERKONJEKSIONIT ME KOSOVËN
19.12.2013 (komentet: 0)

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratuan disa vendime dhe projektligje.
Një nga vendimet e miratuara sot është edhe ai për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 110 kV Kukës (Shqipëri)–Prizren (Kosovë). Sipas qeverise përfitimet kryesore që do t’i vijnë të dyja vendeve nga ndërtimi i kësaj linje janë:
• Rritja e sigurisë së sistemit shqiptar dhe kosovar. Kjo ndikon në një fare mase edhe në sigurinë e sistemit rajonal të interkonjeksionit.
• Realizimi i një uljeje të kostove të operimit të sistemeve të të dyja vendeve, si rrjedhojë e operimit dhe bashkërendimit të përbashkët nëpërmjet kësaj linje.
• Kjo linjë ndihmon në optimizimin afatshkurtër dhe afatmesëm të burimeve hidrologjike dhe termale, përkatësisht të Shqipërisë dhe Kosovës | 18 Dhjetor 2013
Shto koment