Pushteti dhe dhuna policore “ndezi” Bosnjën: Digjen ndërtesat qeveritare (Foto/Video)

07.02.2014 (komentet: 0)

Demonstratat masive vazhduan në shumë qytete të Bosnje-Hercegovinës.

Në Tuzëll digjet ndërtesa e qeverisë lokale. Ndërsa, në Sarajevë digjet ndërtesa e qeverisë kandonale. Në qytete dëgjohen eksplodimet, janë djegur edhe shumë hapësira të Kantonit të Zenicës, ndërsa në Bihaq digjen veturat zyrtare.


 

 

video

video

Siç raporton Radio Sarajeva, gjatë trazirave në Sarajevë janë plagosur 38 persona, ndër të cilat ka më shumë policë. Janë djegur po ashtu disa makina tek ndërtesa e Presidencës, ndërsa sipas disa informatave flaka i ka hyrë edhe objektit.

Një gazetare boshnjake e kësaj radioje thotë se eksplodimet dëgjohen kudo, ndërsa ndihma e shpejtë vjen nga të gjitha anët.

Policia në Bosnje ka shtënë madje me plumba gome të premten për të shpërndarë qindra protestues në Sarajevë.

“Policia është përgjegjëse, sepse kanë provokuar trazirat, kanë mësyrë njerëzit, i shtynë përtej ure. Pas një kohe shumë të shkurtër, kur u përhap fjala për këtë, formohet masa e njerëzve dhe sulmojnë”, thotë një qytetar i Sarajevës.

“Ndoshta autoritetet presin që me kërcënim të trembin njerëz”, thotë Aldin Arnautovic për portalin kroat Danas. Ai thotë se revolucioni ka filluar në qytetet e Bosnjës. "Të mbaj mend. Kështu i tha polici protestuesit. Ne e dimë që ky është kërcënim”.

Aldin Siranovic, nismëtar i një grupi në Facebook që ka organizuar demonstratat në Tuzëll është arrestuar ditën e parë të demonstratave.

 

"Më rrahën nëntë policë specialë. Më kanë dërrmuar. Jam i thyer. Prapë duhet të dal, se më thërrasin në hetuesi”, thotë ai përmes telefonit.

Brutaliteti policor ndaj demonstruesve në Tuzëll nisi valën e protestave në tërë vendin. Në ditën e dytë në këmbë u ngritën pesë qytete. Ndërsa, ditën e tretë 10 protesta.

Shqetësuese janë edhe porositë e pushtetit drejtuar popullit të shkallmuar nga varfëria dhe korrupsioni. Dhe, kjo, sipas protestuese vërehet me fjalën: “Policia do të mbrojë qytetarët dhe pronën”; se “agjencitë zbuluese do të dinë kush qëndron prapa organizatorëve”; se qytetarët “kanë të drejtë t’ju drejtohen pushtetit me problemet legjitime”. Madje, kreu i Kantonit të Sarajevës thotë se “në Sarajevë nuk ka askush arsye të jetë i pakënaqur”!

Protestat nisën të mërkurën në Tuzlla, ku punëtorët kishin dal në rrugë për të kërkuar pagat e papaguara për disa vjet, dhe mbylljen e disa fabrikave. Ata akuzojnë autoritetet se i kanë lënë anash, përmes privatizimeve të dyshimta të kompanive shtetërore, të cilat paraprakisht i kanë bankrotuar qëllimisht.

“Ndoshta autoritetet presin që me kërcënim të forcës të trembin njerëzit. Duket se kjo është vetëm një tjetër provë se si ata janë ndarë nga njerëzit që gjoja i përfaqësojnë. Kjo është dëshmi se nuk dëgjojnë rrahjen zemrës sociale. Për të injoruar shkaqet e vërteta të trazirave, përpiqen të mbajnë gjendjen e tashme: gjendjen ku ata janë shumë të pasur... Pushteti i shkatërroi populli. Populli është nervozuar. Gjithçka është e thjeshtë”, thotë Arnautovic. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment