Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: Është vetëflijuar

27.04.2012 (komentet: 0)

Publicisti i njohur Ardian Klosi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar, në banesën e tij. Klosi u gjet i vdekur, nga gruaja e tij, fotografja Jutta Benzenberg, mbremjen e se enjtes pak para mesnate, i thanë agjencisë noa.al, burime në vendin e ngjarjes ku momentalisht janë mbledhur forca të shumta policore.



Mësohet se Ardian Klosi, baba i dy vajzave, ka kryer vetëvarjen me litar rreth orës 22.00 dhe rreth dy orë më pas u gjet i vdekur. I ndjeri ka lënë një letër si mesazh për dy vajzat dhe bashkëshorten e tij. Klosi, 55 vjecar, jetonte në një banesë tek lagjja "Komuna e Parisit", pranë rezidencave Kodra e Diellit ku ai qëndronte vetëm kohet e fundit.

Në fillim të janarit të këtij viti, i ndjeri tentoi t’i japë fund jetës duke gëlltitur sasi të konsiderueshme farmaceutikësh. Në gjendje të rëndë ai u dërgua në Spitalin Psikiatrik që njihet edhe si Spitali 5 në kryeqytet dhe u vendos menjëherë nën kujdesin e mjekëve. Ai u mbajt nën mbikëqyrje mjekësore dhe mjekët nuk donin ta linin shpejt të dilte pasi druheshin mos përsëriste aktin vetëflijues që e kishte bërë edhe më parë.

Kohët e fundit Ardian Klosi kishte shfaqur shenja të gjendjes depresive. Ai njihet si një ndër penat më të mira shqiptare dhe shumë i ndjeshëm ndaj problematikave sociale në vend.

Redaksia e NOA shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e tij. e.t/noa.al

Kush ishte Ardian Klosi

Ardian Klosi u lind nė vitin 1957. U diplomua nė fakultetin e Gjuhė - Letėrsisė nė 1981. Ka marrė doktoratën nė vitin 1990. Nga viti 1993 - 1998 ka qėndruar nė Gjermani. Ka botuar disa libra si nė shqip, ashtu edhe nė gjermanisht.

Nė shqip: 1991: "Refleksione" (me Edi Ramėn), 1991: "Shqipėria zgjim i dhunshėm", 1993: "Quo vadis Shqipėri", 1997: "Shqipėria ē'mund tė jetė" dhe nė gjermanisht: 1993: "Mbijetesė shqiptare" (fotot Jutta Benzenberg), 1997: "Fjalor gjermanisht - shqip" (me W. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj nė shtypin shqiptar dhe tė huaj.

Ishte i martuar me fotografen Jutta Benzenberg.

Kthehu mbrapa

Shto koment