Pse Zvicëranët janë ndër më të lumturit në botë ?

16.12.2013 (komentet: 0)

Sipas rezultateve të këtij viti të Forumit Ekonomik Botëror potencialin më kualitativ njerzor e ka Zvicra . Në pytje është një vend ekonomia e të cilit është në rritje të vazhdushme dhe në të cilin jetojnë njerëzit nga më të lumturit në botë .

 

Ismet Azizi

Dhe në qoftë se  Zvicra është për diqka e njohur, atëherë është fakti se investon në njerëz . Sipas rezultateve të  Forumit Ekonomik Botëror , Zvicra  investon në shëndetësi, arsim dhe në talent, më shumë se çdo vend tjetër në botë .

Sipas indeksit të jetës më të mirë të (Organisation for Economic Co-operation and Development) ,OCED-së,    86 përqind e të rriturve të moshës 25-64 vjet në Zvicër e kanë përfunduar shkollën e mesme, e cila është më e lartë se mesatarja botërore (74 përqind), ndërsa Zviceranët  i kan  rezultatet e testeve të shkrim-leximit, në matematikë dhe në shkencat e natyrës mbi  mesataren.

"Zvicra i ka shkollat më të mira për menaxhment në botë, cilësia e arsimit në matematikë dhe shkenca të natyrës i rangon në pesë vendet e para në botë, ndërsa sipas cilësisë së shkollave fillore janë të vendosura në vendin e parë. Sa i përket përdorimit të internetit në shkolla, radhitet në vendin e shtatë në botë " ka deklaruar  Zahidi.

" Vendet që investojnë në kapitalin njerëzor, iu kthehet  në formë të rritjes ekonomike . Dhe pastaj ato vende ku rritja ekonomike është e pranishme është në situatë që të investoj përsëri  në kapitalin njerëzor. Kështu vendoset  rrethi vicioz  ", thotë Zahidi, transmeton index.hr.

Për këtë arsye, Huffington Post  ka përpiluar listën e faktorëve nga të cilët Zvicra shum mirë funksionon.

Kur merret në  konsiderim sistemi shëndetësor dhe shëndeti i individëve, duke marrë parasysh jetëgjatësinë , vdekshmërinë e foshnjave, gjendja e përgjithshme e shëndetit fizik dhe mendor i popullatës dhe cilësia e sistemit shëndetësor, Zvicra është në krye të vendeve në  të cilat është bërë hulumtimi. Duke iu faleminderuar sistemit  " Santésuisse " Zvicerranët e kanë shkallën më të ulët  të shpenzimeve  shëndetësore ndër vendet e zhvilluara, por njëherit ka popullësinë më të  shëndetshme në botë.

Ismet Azizi/xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment