Protestë në Tiranë, “Jankullovska+ Daçiç=Millosheviç”

07.05.2012 (komentet: 0)

Me moton “Në mbrojtje të vëllezërve, motrave dhe nënave tona shqiptare në Maqedoni dhe Preshevë”, Lëvizja “Shqipëria e Re”, ka organizuar një protest paqësore përballë ambasadës së Serbisë dhe asaj të Maqedonisë në Tiranë.

 

Sipas organizatorëve, protesta kishte qëllim ti tregohet mbarë botës se shqiptarët janë gjallë dhe nuk e mbulojnë të vërtetën me heshtje, mosreagim dhe papërgjegjshmëri dhe se nëpërmjet kësaj proteste është shprehur revolta dhe reagim qytetar ndaj dhunës dhe arrestimeve të fundit të shqiptarëve në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës,

“Jankullovska+ Daçiç=Millosheviq”, kjo ka qenë përmbajtja e njërës prej pankartave të shumta që që kanë bartur mijëra protestues që në bulevardin kryesor të Tiranës kanë protestuar kundër aksioneve të fundit të policisë maqedonase dhe asaj serbe për arrestimin e shqiptarëve.

Në fund të protestës, përfaqësues të protestuesve dorëzuan padi në Prokurori kundër Jankullovskës dhe Dacicit, raportojnë mediat shqiptare.

Kthehu mbrapa

Shto koment