Prokurorët e Hagës kërkojnë dënime më të rënda për krimet në Kosovë

16.03.2013 (komentet: 0)

Prokurori e Tribunalit të Hagës, pas përfundimit të procedurës së ankimit në rastin e katër ish-funksionarëve të lartë të Serbisë, të akuzuar për krime të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka kërkuar masa më të ashpra lidhur me këtë rast të njohur si Shainoviq dhe të tjerët.

 

Prokuroria ka kërkuar dënim më të lartë me burgim nga ato që janë shqiptuar nga turpi gjykues – 22 vjet për nënkryetarin e qeverisë së ish-Jugosllavisë dhe shefin e Komandës së përbashkët të ushtrisë e policisë – Nikolla Shainoviq, komandantin e Zonës së tretë të ish-ushtrisë jugosllave, Nebojsha pavkoviq, dhe kryeshefin e shtavit policor në Kosovë, Sreten Llukiq, transmeton Rel.

Po ashtu ka kërkuar dënim më të lartë prej 15 vjetëve për ish-komandantin e Korpusit ushtarak të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq.

Prokuroria e Hagës konsideron që dënimet e shqiptuara për Shainoviqin e të tjerët nuk janë të mjaftueshme dhe se trupi gjykues i shkallës së parë nuk e ka vlerësuar mirë peshën e krimeve të forcave serbe në Kosovë në vitin 1999.

Pos tjerash, prokuroria kërkon që këta të shpallur fajtor duhet të dënohen më ashpër edhe për deliktet seksuale në Kosovë – si krime kundër njerëzimit.

Vendimi i trupit gjykues 5-anëtarësh, që kryesohet nga një gjykatës kinez, sipas praktikës së deritashme, vendimin përfundimtar do ta marrë në afat prej më së shumti një viti. 

Kthehu mbrapa

Shto koment