Privatësia, Google refuzon kërkesën e BE

05.02.2012 (komentet: 0)

Motori i kërkimit Google ka refuzuar kërkesën për pezullimin e nisjes së aplikimit të normave të reja mbi privatësinë. “Vonesa në futjen e këtyre normave do të shkaktonte një konfuzion të madh”, ka deklaruar Google përmes një njoftimi për shtyp.

Gjithashtu, një zëdhënës i saj ka deklaruar se grupi i punës “Neni 29” nuk ka autoritet për të kërkuar shtyrjen e projektit.

“Kemi informuar shumicën e anëtarëve të grupit të punës në javët e mëparshme. Asnjë prej tyre nuk ka shprehur shqetësime”, ka thënë zëdhënësi.

Kërkesa për shtyrjen e aplikimit të normave të reja mbi privatësinë erdhi nga Bashkimi Evropian, me pretendimin se donte t’i rishikonte ato.

Grupi i punës “Neni 29”, këshilltar i Komisionit Evropian, i kishte dërguar një letër Larry Page, themeluesit dhe administratorit të shoqërisë së “Mountain View”, për ta vënë në dijeni për procesin e rishikimit të normave dhe për të dhënë një vlerësim mbi to.

Kthehu mbrapa

Shto koment