Pritje madhështore për kriminelin e luftës së Bosnjës

01.09.2013 (komentet: 0)

Ish-Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbe Momqillo Krajishnik u lirua para dy dite pas vuajtjes së dy të tretat e dënimit të tij në Hagë

Para dy muajve , me rastin e publikimit të lajmit për lirimin e parakohshëm të dënuarin e Hagës M.Krajishnik , kryetarja e Shoqatës "Nënat e enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës" Munira Subassiq pat deklaruar "si duket gjykatësi Theodor Meron, ka marrë detyrë sa ma shum ta shpërblej gjenocidin". "Kjo po ndodh më 11 korrik, kur po varrosim fëmijët tanë. Ky është gjenocidi i tretë i kryer ndaj nesh. I pari ishte vrasja , i dyti gjetja e eshtrave e të dashurve tanë, dhe tani lirimin i kriminelëve. Kjo gjykatë është kundër muslimanëve," transmetonin mediat e Sarajevës fjalët e Munirës. Ky paralajmërim edhe ndodhi.

 

 

Disa mijëra njerëz kanë pritur më 30 gusht kthimin në vend të dënuarin  e Tribunalit të Hagës, Momçillo Krajshnik.

Pritja e Krajishnikut në Pale u organizua nga Partia Demokratike Serbe (SDS). Krajishnik ka qenë një prej themeluesve të saj. Shumë prej pjesëmarrësve në tubim me vete kishin sjellë flamurin e Republikës së Serbisë dhe  të Partisë Demokratike Serbe (SDS).

 Një pjesë e turmës së mbledhur  për ta pritur  të dënuarin e Hagës këndononin; (”Biće opet pakao, biće ludnica, evo idu četnici sa fočanskih ulica” ) "Do të ketë përsëri  ferr, do të ketë  çmendurI ,  ja po vijnë   çetnikët nga rrugët e Foqës " dhe këngë të tjera nacionaliste , Presidenti i  SDS Bosiç Mladen ka thënë seqytetarët e RS erdhën për t'i bërë nderimet e tyre Krajishnik por jo vetëm atij , por edhe " Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç , me mëkatin e të cilëve është krijuar  RS ",  lajmërojnë reporterët e  AA.

 

Viktimat e gjenocidit janë të shqetësuara për mesazhet e dërguara nga  nga  tubimit në Pale. I dënuari i Hagës Momçillo Krajishnik  me avion nga Londra përmes Bukureshtit arriti në Beograd, prej nga me helikopter përmes Banjallukës mbërriti në Pale ku u prit nga anëtarët e familjes dhe miqtë, si dhe një numër i madh i njerëzve të cilët kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Republikës Srpska.

Po ashtu ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: "Krajishnik - bir i popullit serb", "Ndal terrorit të Hagës", "Radojiçiq, të erdhi zëvendësimi". Ndërkaq në hyrje të Pale-s ishte shkruar: "Mirë se vini President". Me tingujt e "Marshit mbi Drinë" masa e tubuar ka përshëndetur Krajishnikun të cilin në Pale kishin dalur për ta pritur edhe lideri i SDS-it Mladen Bosiq, prjësi i luftës në Trebinje Bozhidar Vuçureviq dhe kryebashkiaku i Sokocës, Milovan Cicko Bjelica. Krajishnik u tha gazetarëve: "Unë nuk e di pse është organizuar kjo pritje, unë megjithatë ende jam një kriminel lufte". Ai ka shtuar se vetëm me procesin e rishikimit të rastit do të provohet se kjo nuk është e vërtetë. Po ashtu ai njoftoi se këtë vit apo në fillim të vitit të ardhshëm, do të paraqesë një ankesë në gjykatën e apelit për rishikimit të vendimit të Tribunalit me të cilin ai është dënuar për krime lufte në Bosnje. "Gjithçka që po ndodh sot, më duket sikur një ëndërr, sikur kam ardhur nga një botë tjetër", tha Krajishnik.

Viktimat e gjenocidit janë të shqetësuara për mesazhet e dërguara nga  nga  tubimit në Pale.

 "Republika Srpska nuk është krijuar as me marrëveshje, as me me zgjidhje politike. Ajo është ndërtuar mbi gjakun e dhjetëra mijëra viktimave të pafajshme, duke përfshirë edhe 1.600 fëmijë të vrarë në Sarajevë", tha presidenti i Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve të vrarë në Sarajevë, Fikret Grabovica.

 Ndërsa kryetarja e shoqatës "Nënat e Srebrenicës" Hatixha Mehmedoviq vlerëson se e gjithë shoqëria duhet të jetë e shqetësuar nga mesazhi i dërguar nga tubimi në Pale ku ndodhi madhërimi i kriminelëve të luftës. "Mesazhet e tilla inkurajojnë krime të reja të luftës, një gjenocid të ri", tha Hatixha Mehmedoviq.

xlpress.tv/Ismet AZIZI

Kthehu mbrapa

Shto koment