Pribiceviq: T'i shmanget njohja formale e pavarësisë së Kosovë

22.06.2012 (komentet: 0)

Takimi eventual i Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga do të ishte një hap i mirë, por takimi duhet planifikuar mirë për t'u shmangur situatës që Beogradi në asnjë mënyrë mos ta njoh pavarësinë e Kosovës, tha për revistën Danas të Beogradit ,Ognjen Pribiceviq, ish-ambasadori serb në Gjermani , në lidhje me spekulimet se Nikoliq është gati për dialog me Jahjaga.Raportuesi i PE për Serbinë Jelko Kacin para disa ditësh tha se Nikoliq gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel ," shprehu gatishmërinë e tij për të biseduar me qdo kend nga Kosova, përveç me kryeministri Hashim Thaçi". ndërsa bashkëpunëtorët e Nikoliqit këtë deklaratë e komentuan me fjalët se "është e vështirë të ndodhë një takim i tillë."


Presidentja  Kosovës, Atifete Jahjaga qyshë  në fillim të mandatit të sajë , pat thënë  se ëshët e gatshme   për t'u takuar me këdo, kudo dhe gjithmonë, nëse  ai takim  është në interes të popullit dhe qeverisë të Kosovës, tha këshilltari i sajë  për media  Arbër Vllahiu, transmeton e përditshmja e beogradit, Danas. "Pesdidentja Jahjaga përfaqëson unitetin e popullit me këtë  kështu edhe unitetin  politik të vendit, duke respektuar mandatin kushtetues dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur i cili e  ka të  garantuar integritetin territorial dhe në marrëdhëniet  ndërkombëtare paraqitet vetëm si i tillë  dhe i barabartë me të tjerët, "tha Vllahiu për Radio Evropa e Lirë , transmetojnë mediat e shkruara dhe elektronike në Serbi.
Sipas Ognjen Pribiceviq, takim në nivel më të lartë të Beogradit dhe Prishtinës do të duhet të jetë i organizuar me ndërmjetësimin ndërkombëtar. "Takimi do të duhet të jetë në Bruksel në kuadër të BE-së, pa flamuj dhe simbole dhe pa  simbole  shtetërore, për të shmangur akuzave  se   Serbia me këtë akt bënë  njohjen formale të Kosovës", paralajmëron Pribićeviq.
Bashkëbiseduesi i të përditshmës Danas  thot  se  dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet patjetër të ngritet në  nivel të lartë, sepse çështjet që do të vijnë në të ardhmëren janë  shumë më serioze se këto të tashmet. Sipas tij, bisedimet duhet ti udhëheqë  një diplomat shumë me përvojë, gjegjësisht " një kokë e thinnjur me përvojë të gjerë në këso  lloj të negociatave".
/kokajpress/

Kthehu mbrapa

Shto koment