PRESIDENTJA SHOKON SERBËT, E NDANË VOJVODINËN NGA SERBIA

12.01.2015 (komentet: 0)

Kitaroviq, e cila mbrëmë është zgjedhur presidente e Kroacisë, ka thënë se do të punojë për Kroacinë në mënyrë që ajo të jetë nder vendet më të zhvilluara të BE-së dhe botës.

Ajo ka thënë se do të luftojë për avancimin e të drejtave të pakicave, por asgjë më pak nuk do të kërkojë për kroatët në Serbisë dhe ka shtuar se do të angazhohet për mirëqeniën e kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke e quajtur atdhe të dytë të kroatëve.

“Do të luftojë për të drejtat e pakicave në Kroaci dhe do të kërkojë që ato të jenë më të mëdha, por asgjë më pak nuk do të kërkojë as për kroatët në Serbi, në Vojvodinë dhe në vendet tjera fqinje”, ka thënë Kolinda duke marrë duartrokitje të mëdha.
Ajo po ashtu ka thënë se pa kroat nuk ka Bosnje dhe Hercegovinë. Pjesë ku flet për Serbinë dhe Vojvodinën mund të ndiqni nga minuta 20:40./akllapi.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment