Presidenti malazez kushtëzon hapjen e Ambasadës në Kosovë

07.06.2012 (komentet: 0)

Presidenti malazez, Filip Vujanoviq ka përsëritur se nuk do të nënshkruajë dekretin për shkëmbimin e ambasadorëve me Prishtinën, gjithnjë derisa qeveria e Kosovës nuk ua njeh malazezëve statusin e komunitetit kombëtar pakicë.

 

Qeveria e Malit të Zi të enjten e kaluar mori vendimin për hapjen e ambasadës në Kosovë, duke vlerësuar se në këtë mënyrë do të krijohen kushtet për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Vujanoviq u ka thënë gazetarëve se vendimi i qeverisë malazeze për hapjen e ambasadës në Prishtinë është i mirë dhe i duhur, por mbetet pranë qëndrimit të mëhershëm se nuk ka shkëmbim të ambasadorëve derisa nuk zgjidhet statusi i malazezëve në Kosovë.

“Nuk do ta nënshkruaj dekretin për emërimin e Ambasadorit malazez, as që do të pranoj letrat kredenciale të ambasadorit të Kosovës, derisa malazezëve në Kosovë nuk u njihet statusi i komunitetit kombëtar pakicë dhe të mundësohet përfaqësimi i tyre autentik në parlamentin e Kosovës”, ka thënë Vujanoviq.

Presidenti malazez ka thënë se ka marrë premtime të forta nga Presidentja e Kosovës Atifete Jajhaga se kjo do ndodhë shumë shpejt.

Mali i Zi e ka njohur Kosovën më 9 tetor të vitit 2008 ndërsa marrëdhëniet diplomatike janë vendosur më 15 janar të vitit 2010. 

Kthehu mbrapa

Shto koment