Porto Riko shteti më i ri i SHBA-ve?

09.11.2012 (komentet: 0)

Qytetarët e Porto Rikos kanë votuar pro shtetësisë së plotë të vendit të tyre në një referendum jodetyrues.

artikuj

 

 

 

Porto Riko aktualisht është territor vetëqeverisës i Shteteve të Bashkuara.

Banorët janë shtetas amerikanë, por nuk mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dhe kanë përfaqësim të kufizuar në Kongresin Amerikan, raporton Rel.

Çdo ndryshim i marrëdhënieve të ishullit të Karaibeve me Shtetet e Bashkuara do të kërkonte miratimin e Kongresit Amerikan.

Zyrtarët thonë se afro 61 për qind e qytetarëve kanë votuar në favor të bërjes së Porto Rikos shtet i ri i SHBA-së. 

Kthehu mbrapa

Shto koment