Popullsia e Serbisë në rënje të vazhdueshme

30.06.2012 (komentet: 0)

Shkalla e shtimit natyror në Serbi në vitin 2011 ishte pozitiv vetëm në shtatë komuna, edhe atë në Komunën Beogradit - Grocka , mandej në Novi Sad, Sjenicë, Novi Pazar, Tutin, Bujanoc dhe Preshevë

 

 

Serbia gjat  vitit 2011 ka regjistruar  shtim   negativ të popullsisë për  minus 5.2 %, ndërsa popullsia e sajë është  zvogëluar për  32 683 në krahssim me vitin e kaluar, ka publikuar Enti i Statistikave të Serbisë( ne vendin e 224 ne bote v.j.).

Sipas të dhënave të Entit të  statistikave, nataliteti është 9‰  ndërsa  shkalla e mortalitetit  14.2 ‰.  Vlerësohet  se numri i popullsisë në Serbis në vitin 2011 ishte 7.258.753. Popullsia, në krahasim me vitin e kaluar,  ka rënë me 0.5 pikë të indeksit.

Në të njëjtën periudhë, numri i lindjeve të gjalla ka rënë nga 68 304 në 65 598. Numri i vdekjeve ka rënë diq, dhe në vitin 2011shkon deri në 102 935, ndërsa në vitin 2010. 103 211 përsona kan vdekur. 

Komunat me normë më të ulët të lindjeve në Serbi  janë komunat  Gaxhin Han (3.7 ‰), Rekovac (4.0 ‰ Svrljig (4.1 ‰), Kucevo (4.3 ‰) dhe Osecina (4.4 ‰), dhe komunat me lindshmëri  më të larta janë Tutini (16.8 ‰ Novi Pazar (15.3 ‰), Novi Sad (12.8 ‰), dhe komuna e Beogradit e Zemunit (11.6 ‰  dhe  Zvezdara(11.6 ‰ (  nataliteti ne Serbi radhitet ne vendin e 206  në botë v. j. ).

Komunat me shkallë më të të ulët të vdekshmërisë )  janë  ajo e Tutinit (7.1 ‰), Preshevës (7.2 ‰), Bujanocit (7.8‰), Novi Pazarit (8.1 ‰) dhe Sjenicës (9.5‰), ndërsa  komunat  me shkallë më të lartë të mortalitetit  janë  Crna Trava (35.7 ‰), Babushnica (28.6 ‰), Rekovaci (26.8 ‰), Svrljigi (26.1 ‰) dhe Zhabari (24.1 ‰).

Shkalla e shtim natyror  në vitin 2011 ishte pozitive  në shtatë komuna, ato janë komuna e Beogradit  Grocka, mandej  Novi Sad, Sjenicës , Novi Pazarit, Tutinit, Bujanocit dhe Preshevës, ndërsa komuna e Beogradit - Zemuni ka një rritje zero popullsisë.

Numër  më të madh të  fëmijëve lindin  nënat e moshës 25-29 vjet, dhe mosha mesatare  e  nënave është  28.7 vjet. Në zonat urbane mosha  mesatare është 29 vjet , ndërsa në zonat rurale  është 27 vjet.  Pjesmarrja e  të lindurëve gjallë  në zonat urbane është 69 për qind, dy herë më e lartë se në zona të tjera, ndërsa në zona  rurale vetëm 31 për qind.

Mosha mesatare e vdekjeve  është 73.5 vjet. Numri më i madh i vdekjeve është mes 75-84 vjeç  dhe në këtë  grupmoshëmë shumë vdesin gratë  se meshkujt. Në zonat urbane, 52.6 për qind të vdekjeve , dhe në ato rurale  47.4 për qind e popullatës së Serbisë.

Shkaqet kryesore të vdekjes janë sëmundje qarkullimit të gjakut dhe kancerogjene  te të dy gjinitë , si në zonat urbane dhe rurale. Nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut tek femrat vdekshmëria është  diq më e lartë se sa tek meshkujt. 

 

Vdekshmëria foshnjave është ulur nga  6.7  në vitin 2010 në 6.3 në  1,000 lindje të gjalla në vitin 2011. Numri i vdekje ve  ishte një vdekje të dhunshme ishte 3325  , ndërsa në vitin 2010 ishte 3387. Numri i vetëvrasjeve në vitin 2011ishte  1256, për  47 raste më pak  se në vitin e kaluar.

 

Numri i lindjeve ishte nën pragun e riprodhimit të thjeshtë, dhe për dhjetë vitet e fundit është ulur nga 1.6 në 1.4 fëmijë për grua, duke treguar një rënie të vazhdueshme të  lindjeve , në  numrin  e popullsisë dhe çrregullimin e strukturës së popullatës.

Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla.

 Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 41 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetë.

Sa për ilustrim, po japim disa të dhëna dhe krahasuese sipas vlersimeve të vitit 2010.

Struktura moshore e popullsisë në Serbi sipas vlerësimëve është :

nga mosha 0-14 vjet : 15,2 % (në Kosovë27.2%),

nga 15-64 vjet : 68,1 % (në Kosovë 66.1%).

Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 % (në Kosovë 6.7%)

Përgaditi : Ismet Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment