Popullsia e Indisë do ta tejkaloj atë të Kinës brenda 7 vjetësh

31.07.2015 (komentet: 0)

 

 

New Delhi, 30 korrik - "Raporti mbi parashikimin e popullsisë botërore" i publikuar të mërkurën nga OKB-ja parashikon se popullsia e Indisë mund të tejkalojë atë të Kinës brenda 7 vjetësh, ndërkohë India ka mundësi të bëhet vendi me popullsinë më të madhe në botë.

Raporti thekson se popullsia e Indisë mund të arrijë në 1.5 miliardë në vitin 2030 dhe ky numër do të rritet vazhdimisht në disa dekada më pas. Ndërkohë numri i popullsisë së Kinës mund të pakësohet.

Dokumenti thekson se përqindja e rritjes së popullsisë botërore arriti kulmin në vitet  e '60 të shekullit të kaluar, por në vitet  e'70 u ul deri në 1.18%.

Në vitin 2050, popullsia botërore do të shtohet nga 7.3 miliardë deri në 9.7 miliardë. Sipas John Wilmoth, zyrtar i organizatës që merret me çështjet ekonomike dhe shoqërore, popullsia do të shtohet kryesisht në rajonet e pazhvilluar. 

"Kjo shkakton vështirësi për zhdukjen e varfërisë dhe të padrejtësisë, ndaj dhe është fokusi i realizimit të zhvillimit të vazhdueshëm," tha Wilmoth.

Serbia është në mesin e 11 vendeve në të cilat numri i banorëve do të bie për të paktën 15 për qind ndërmjet viteve 2015 dhe 2050, thuhet në raportin publikuar sot të Kombeve të Bashkuar me titullin «Gjasat për banorë në botë: Revidimi 2015»..

Në krye të kësaj liste në të cilën gjenden kryesisht vende evropiane, është Bullgaria me rënie prej 27,9 për qind e pasohet nga Rumania (22,1 për qind), Ukraina (21,7 për qind), Moldavia (20,3 për qind), Bosnja e Hercegovina (19,5 për qind), Letonia (19,1 për qind), Lituania (17,5 për qind), Serbia (17,2 për qind), Kroacia (16,2 për qind), Hungaria (15,6 për qind) dhe Japonia (15,1 për qind).

Evropa po përballet me mplakje të banorëve, ndaj dhe 24 për qind e popullatës tashmë është e vjetër 60 vjet, e në vitin 2050 kjo përqindje do të arrijë 34 për qind.

Në mesin e vitit 2015 në botë kishte 7,3 miliardë banorë që do të thotë se brena 12 vjetëve popullata botërore u shtua për rreth 1 miliard njerëz .

/kokaj.net/



 

Kthehu mbrapa

Shto koment