Policia bllokon studentët kosovarë në Jazhincë

05.03.2014 (komentet: 0)

Policia e Maqedonisë sot ndaloi dhjetëra studentë në vendkalimin Jazhincë dhe u urdhërua ndalesa për shkak se nuk posedonin lejen e vendqëndrimit.

 

Bëhet fjalë për studentë që studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Lajmi i tillë është alarmuar edhe nga mediat kosovare, të cilët kanë dënuar aktin e tillë të policisë së Maqedonisë dhe heshtjen dhe moszgjidhjen e kësaj çështje nga dy universitetet shqiptare.

Dukuria e tillë disa javë të tëra po ndodhë me studentët e Luginës së Preshevës, që po përjetojnë këtë odiesadë tmerri dhe ndalese për të vijuar studimet në dy universitetet në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Agjencia e lajmeve INA raportoi për përjetimet e studentëve që ishin ndaluar në pikën kufitare Tabanoc me Preshevën. Por lajmi i tillë alarmoi edhe universitetet, që megjithatë nuk gjetën asnjë zgjidhje. Studentët theksojnë se ndaj tyre shqiptohet ndalesë 24 orëshe, ndërsa për të dytën herë ata mund të marrin ndalesë prej 3 – 6 muaj dhe kjo do të rrezikojë studimet e tyre.

Kthehu mbrapa

Shto koment