POLICI SERB, FORCAT SERBE VRISNIN E DIGJNIN GJITHÇKA

24.03.2015 (komentet: 0)

Vrasjet e shumta mbi popullatën civile shqiptare, djegiet e shtëpive, plaçkitjet e pasurisë gjatë luftës në vitin 1999 nga policia e ushtria serbe, dëshmohet edhe nga vet pjesëmarrësit.

Sllobodan Stojanoviq është njëri nga pjesëmarrësit e MUP-it serb gjatë luftës në Kosovë, i cili i ka dëshmuar të gjitha këto ndodhi ekskluzivisht për RTK.
“Gjatë vitit 1999, çdo kush ka mundur të vritej edhe në rrugë. Ka mundur çdo kush të shkrep me armë, të bije bomba. Ne ishim mashtruar. Nuk e dinim që po vinim në një luftë të vogël. Ajo në fakt ishte luftë e vërtet. Flas për gushtin, shtatorin dhe pjesërisht tetorin e vitit 1998. S’ka vend ku nuk kemi qenë në Kosovë. Njësitet tona kanë lëvizur gjithandej dhe kanë luftuar duke filluar nga fshatrat Lubishevë, Leskovec në pjesën e Prizrenit, pastaj në Podujevë, Skenderaj, në Gllogoc dhe mbi Gllogoc kemi patur beteja. S’ka vend ku nuk kemi qenë dhe në ato beteja kanë pësuar njerëzit krahasuar me tanët. E kamë fjalën për popullatën, jo për policët”, tha ai.
Stojanoviq ka dhënë disa fotografi të rinjve shqiptarë e të cilët shihen të plagosur nga kolegët e Stojanoviqit.
“Ne ishim 150 polic në çetë. Nga ata 150, 10 dalloheshin për vjedhje, vrasje, masakra që unë nuk mund ta besoja. Nuk konsumonim drogë, alkool, por më duket që në pyetje ishin vetëm paratë dhe pasurimi brenda natës. Ajo nuk më ngjante me asnjë polici në botë, sepse ne kemi kod sjellje. Të gjithë policët janë nënoficer të policisë dhe ata dinë çfarë të bëjnë me të plagosurin, me dikë kur ta zënë rob, ta qojmë te komanda e parë, të merret në pyetje, çfarë kërkon në atë uniformë e jo të vritet ose të digjet fshati.”, tha ai.
Edhe pse këto histori mund të kenë pasoja për Serbinë, Stojanoviq ka vendosur që këto të bëhen publike.
 

Kthehu mbrapa

Shto koment