Pllaka përkujtimore i shkakton probleme qeverisë serbe (Video)

06.08.2012 (komentet: 0)

Vuçiq kërkon të diskutohet në qeverinë e Serbisë në lidhje me veprimin e Ugljanit

Zëvendës Kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nesër do të inicoj debatin në  qeverinë serbe në lidhje me praninë e Ministrit  Sulejman Ugljanin në ceremoninë ngritjen e  pllakatës  përkujtimore  të Acif Effendiut (Aqiff Blytës-Haxhiahmetit) në Novi Pazar, u tha sot në kabinetin e Vuçiqit për agjensinë Beta . 




Vuçiqi ende  nuk është takuar me Ugljanin në lidhje me këtë rast , dhe sigurisht se do të akohen nesra  para  seancës së qeverisë, i tha agjensisë së lajmeve Beta burimi i  njëjtë.
Zëvendëskryeministri me siguri do të hapë këtë temë në takim, tha një bashkëpunëtor nga kabineti i Vuçiqt . Ndërsa agjensia "Press" sot ka raportuar  se Sylejman Ugljanini do të duhet të shpjegojë  Vuçicit se pse ai ndoqi vendosjen e  pllakës përkujtimore për nderim të  Aqif Blytës - Aqif Effendiut, i cili u pushkatua më 21 janar të vitit 1945.

Aqif Effendiu ishte në qendër të vëmendjes edhe  në vitn 2009. kur tifozët  e klubit të futbollit "Torcida" të KF"Novi Pazar" në një ndeshje kundër Crvena Zvezda  në qendër të stadiumit  ishte vendosur transparenti "„Stadion Aćif-efendija", akq do të thot se qysh qtëherë është kërkuar që stadiumi të merr këtë emër. I pari ishte atëher  Vucic i cili  publikisht ka paralajmëruar dhe e dënoi këtë akt dhe deshi të përkujtoj gjëja  se Aqif Blyta , i njohur si Acif Effendiu, ishte komandanti famëkeq nazist në Novi Pazar.

kliko VIDEO

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment