Pllaka përkujtimore e Aqif Blytës, “plagë” për Serbinë !

18.07.2013 (komentet: 0)

Edhe për pak ditë, bëhet një vit që në shëtitorën e këmbësorëve në qendër të qytetit të Pazarit të Ri (Novi Pazar) është vendosur pllaka përkujtimore e Aqif Effendi Blytës. Pllaka përkujtimore është vendosur me vendimin e Këshilli Kombëtar Boshnjak (boshnjakisht: Bošnjačko nacionalno vijeće), mandej në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri në qeverinë e Serbisë Sulejman Uglanin dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit Muhedin Fijuljanin, që të dytë nga ky qytet, e që për mediat serbe ky ishte një skandal.

 

Ismet Azizi

T’i përkujtojmë lexuesit se Aqif Blyta (1887 - 21.01.1945 (kur edhe u ekzekutua nha OZNA), me prejardhje nga Gjakova, populli i Sanxhakut dhe më gjerë e njohin si Aqif Efendia , është njëri ndër politikanët dhe patriotët më të shquar të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet Dy Luftërave Botërore dhe gjat Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif-efendia, I cili kishte përkahjen e pakursyer të Shaban Polluzhëz dhe luftarëve të tij, është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet çetnike.

 

Pas vendosjes së pllakës përkujtimore qeveria serbe menjëherë kishte udhëzuar ministritë përkatëse që të shqyrtojnë rastin dhe të gjejnë një mënyrë për ta hequr pllakën në fjalë. Ishin kryer indspektimi i jashtëzakonshëm, me të cilin është  konstatua  gjendja faktike  për marrjen e  masave të nevojshme. Afati i fundit për të hequr pllakën ishte 9 shtatori po i atij viti. Këshilli Kombëtar Boshnjak sëpari ishte tërhequr , dhe pastaj kishte autorizuar një avokat të ri për të iniciuar kërkesën për rehabilitim Aqif Effendiut (edhe pse një gjë të tillë KKB e kishte bërë qysh në vitin 1991). Çdo gjë tjetër mbeti e njëjtë dhe askush nuk besonte  (të rrallët janë edhe sot që besojnë) se pllaka përkujtimore të hiqet ndonjëherë.

Një tjetër iniciativë për të ngritur një pllakë tjetër , të ngjashme  me pllakën në fjalë, në Novi Pazar, ka kaluar pa u vënë re. Kah fundi i tetorit të vitit të kaluar, OJQ Urban-in e Pazarit të Ri ka nisur një iniciativë që pran soliterit "Kulla", ku të rinjtë të mblidhen, të vendoset pllaka  me emrin dhe me një biografi  të shkurtër të Sërxhan Aleksiq, një serbi nga Trebinja, i cili vdiq pasi iu nënshtrua lëndimeve të marra nga ushtria  e Republikës Serbe , gjat luftës në B dhe H , kur ishte përpjekur ta mbroj bashkëqytetarin e tij boshnjakë.

"Kemi dashur që pllakën përkujtimore ta vendosim  në një vend ku tubohen të rinjtë, që t'i përkujtojmë ato vlera që i tejkalojnë kufijtë etnik, fetarë dhe barriera tjera", tha drejtor ekzekutiv i Urban-nit Sead Biberoviq.

Kërkesa i është adresuar Këshillit të Qytetit të Novi Pazarit, nga është kthyer  përgjigje nga  shërbimi profesional  i cili thirret në dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjit për planifikim dhe ndërtim. Ligji thotë që qeveritë lokale të përcaktojë dhe të vendosin për emrat e rrugëve, shesheve, lagjeve, fshatrave dhe pjesë të tjera të vendbanimeve në territorin e saj  në marrveshje me ministritë përkatëse, dhe në qoftë se "në at territor gjuhë zyrtare është ghuha e ndonji minoriteti në këtë procedurë do të mirret mendimi i Këshillit Kombëtar " dhe " vendosja  e përmendoreve  dhe monumenteve në hapsirat publike, i kryejn dhe i rregullojnë qeveritë lokale ".

E përditshmja beogradase ‘Danas” duke kundërshtuar vendosjen e pllakës përkujtimore të Aqif  Blytës, shkruan : E gjith kjo ka qenë e duhur të zbatohet gjithashtu edhe për vendosjen e pllakës përkujtimore të Aqif Effendiut. Kështu është thënë në raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm. Në administrata e qyteti shërbimet profesionale e kan "mbrojtur" që at dokument askush nuk e ka parë dhe të presin "kur të arrinë me shkrim të mirren masat e duhura."

Mandej ‘Danas” e njofton opinionin me proceduart të cilat duhet ndjekur në vendosjen e pllakave përkujtimore dhe memorialeve të ngjashme dhe vazhdon: “Në arsyetimin e shërbimit profesional të Këshillit të Qytetit  thuhet se është e nevojshme që të formohet Këshillin për marrëdhënie ndëretnike, përbërjen e të cilit e përcakton parlamenti i qytetit, ndërsa vendimin e merr Kuvendi i qytetit. Vetëm atëherë hyhet në procedurë. Hapi i parë është marrja e  pëlqimin nga Këshilli, ndërsa hapi tjetër është vendimi i parlamentit të qytetit për vendosjen e pllakave përkujtimore.”

Në shator të viti të kaluar, Presidenti KKB Esad Xhuxheviq, me këtë rast kishte deklaruar se “paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për ta larguar me forcë panelin e Aqif Effendiut”
mandej  Xhuxheviq për ta argumentuar mendimin e tij vazhdoi: “Ai për ne është një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim”. Këto ishin fjalët e njeriut kyq sa i përket këtij rasti, të cilat ende qëndrojnë.

Kthehu mbrapa

Shto koment