Përkujtohet sot 21 vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha.
20.02.2012 (komentet: 0)
20 shkurti i vitit 1991 ka mbetur në kujtesen historike të popullit shqiptar si dita kur u përmbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha.
18-20 shkurt 1991 është koha e zhvillimit të greves së urisë së studentëve që kërkuan heqjen e emrit të diktatorit Hoxha 700 studente u futen në një grevë urie.
Përmes asaj greve, e mbeshtetur nga mijëra qytetare të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, kërkonin që Universitetit të Tiranes t’i hiqnin emrin e diktatorit Enver Hoxha.
Thirrjet “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” u bënë simbol i protestave studentore dhe qytetarëve të Tiranës. Më 20 shkurt ’91 qindra qytetarë rrëzuan bustin e diktatorit.
Shto koment