Përkujtim dhe homazh për viktimat e Tivarit në Tivar 31.03.2013

01.04.2013 (komentet: 0)

Konferenca i zhvilloi punimet në dy seanca, ku morën pjesë shumë studiues të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. U lexuan 16 kumtesa interesante në lidhje me këtë ngjarje të rëndë tragjike për shqiptarët që ndodhi 68 vite më parë. Konferenca do të vazhdojë me punimet e veta edhe sot, më 31 mars 2013.

 

Homazh per viktimat e Tivarit ne Tivar Përkujtim dhe homazh për viktimat e Tivarit në Tivar 31.03.2013
fabrika e duvanit Masakra e Tivarit Përkujtim dhe homazh për viktimat e Tivarit në Tivar 31.03.2013
Pas përfundimit të Konferencës Shkencore ,,Masakra e Tivarit 1945″, sot më 31 mars 2012 studiuesit të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi shkuan edhe në Tivar, të Monopoli i duhanit, në Breg të Tivarit, aty ku ndodhi kjo masakër dhe u vendosen një kurorë me lule. Ishte kjo Konferenca e parë që organizohet për këtë ngjarje të dhimbshme, për këtë masakër, për këtë gjenocid të paparë ndaj trimave kosovarë.

Homazh per viktimat e Tivarit ne Tivar.26 Përkujtim dhe homazh për viktimat e Tivarit në Tivar 31.03.2013
Prandaj edhe kjo ditë këtu në Ulqin dhe Tivar mund të cilësohet si një vazhdimësi e kësaj veprimtarie në trevat e tjera shqiptare për të përkujtuar Masakrën e Tivarit, këtë ngjarje të rëndë tragjike për shqiptarët që ndodhi 68 vite më parë. Jo më kot është zgjedhur 31 marsi për të bërë ” Përkujtim dhe homazh për viktimat e Tivarit “. Kjo datë përkon me ditën e kryerjes së krimit ndaj të rinjve shqiptarë nga Kosova, të mobilizuar me dhunë nga Ushtria jugosllave

Kthehu mbrapa

Shto koment