Përfundon fushata zgjedhore në Luginën e Preshevës

14.03.2014 (komentet: 0)

Preshevë, 14 mars - Partia për Veprim Demokratik, e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet parlamentare serbe me dy tubime.



Pak fushatë është bërë dhe shumë punë për të arritur deri te pjesëmarrja, pasi shqiptarët u ndanë dhe nuk dolën me lista të përbashkëta. Por, ata shpresojnë se besimi i shqiptarëve do t’i çojë në Kuvend.

Riza Halimi, kryetar i partisë, dhe Shaip Kamberi, i dyti në listë, ftuan shqiptarët të votojnë, në mënyrë që ata të mund të flasin për shqiptarët.

“Në këto momente, ne nuk jemi prezent aty ku duhet, nëse ne nuk i dërgojmë përfaqësuesit tonë, atëherë në vendin tonë do të shkojë tjetërkush”, tha Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

“Vërtet është një sfidë për të dëshmuar se ne jemi këtu, se shqiptarët janë zot në tokat e veta dhe se shqiptarët meritojnë të kenë një jetë dinjitoze”, tha Shaip Kamberi, Partia për Veprim Demokratik.

“Në mënyrë që të mos jemi të përkulur, të përbuzur, të anatemuar, më 16 Mars i ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë kandidatin e tyre në Parlamentin republikan”, tha Adem Hasani, Unioni Demokratik Shqiptar. 

Kthehu mbrapa

Shto koment