Perëndimi nuk ka besim në qeverinë e Daçiqit

30.06.2012 (komentet: 0)

Siç vihet në dukje nga burimet diplomatike , lajme shumë të këqia e presin Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Beograd 48 orët e fundit kan patur konsultime intensive në lidhje me formimin qeverisë së SNS-SPS-URS në krye me Ivica Daçiq ("Slloba i vogël" siq e quajn forcat demokratike në Beograd) , në të cilat është konstatuar se do të ketë ngadalësime të mëtutjeshme në procesin e integrimit evropiane të Serbisë dhe se Perëndimi duhet të mbështesë forcimin e mëtutjeshëm të Dragan Gjilas në Partinë Demokratike.

 

 

 

Këto janë citimet e   burimeve  perëndimore diplomatike, të cilët morën pjesë në diskutimet e ambasadorëve evropian  pas shpalljes zyrtare të Tomislav  Nikoliç, dhënë mandatin për të formuar  qeverinë  e re udhëheqësit të SPS-i , në të cilën do të jenë  nga partia e Nikoliqit,   koalicioni rreth socialistëve dhe URS.

Sa i përket  diplomatëve,  ata kurrë nuk do të thonë publikisht "me zë të lartë",  se qeveria në të cilën janë  udheheqësit  nga shtabi i SNS dhe SPS nuk ka kredibilitet për  reformimin e shoqërisë në drejtim të integrimit evropian. Siq vlerësohet, përveq të kaluarës së  saj nacionaliste  shum anëtarë ( të ardhshëm), në qeveri nuk do të ketë  vullnet  të  mjaftueshme politik për të përmbushur kriteret e nevojshme për përparimin e vendit të Serbisë drejt BE-së, sidomos kur është fjala për Kosovën, por as njohuri për  zbatim efikas  të proceseve reformuese dhe njohuri të mjaftushme për punën e administartës shtetërore.        

Një minus i madh është se në mesin e emrave të përmendur për pozitat e larta në qeverinë  e Tadicit nuk ka  asnji anëtarë të "rryer " sa i përket kontakteve  me  Perëndimin. Këtyre njerzve  në BE iu besohet edhe më pak se Tomisllav Nikoliçit dhe secili potez dhe  deklaratë e  tyre do të analizohet me kujdes, sygjerojnë bashkëbiseduesit e revistës beogradase Danas. 

Të huajt megjithate janë më të  shqetësuar se si qeveria e re serbe do të përballet  me ekonominë, sepse ata besojnë, se SNS, SPS dhe URS ende nuk kanë kurfar  plani. Megjithatë, një dozë besimi  e kanë Mladjan Dinkiqin dhe porosisin se ai patjetër duhet të gjej një model kursimi në paga në sektorin publik dhe të  pensioneve .

Siç vihet  në dukje nga burimet diplomatike , lajme shumë të këqia e presin  Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Kjo do të thotë, sipas bashkëbiseduesve të revistës se Serbia nuk duhet të shpresojnë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, " në 12 deri 18 muajve të ardhshëm, dhe ndoshta edhe  dy vjet." Në rastin më optimist, pra,  Serbia do të fillojë negociatat për anëtarësim në qershor të vitit 2013,  plot gjashtë muaj më vonë se shpresonte (ish) të qeveria e DS dhe Boris Tadiç.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment