Për t’i kuptuar shqiptarët, Gregory Guy Smith e ka lexuar Kanunin

18.09.2015 (komentet: 0)

Avokati Gregory Guy Smith thotë se angazhimi i tij në Kosovë ka qenë mjaftë i vështirë, për shkak edhe të mosnjohjes së kulturës shqiptare.

“E kam mësuar historinë me anë të librave. Por, diçka që më ka ndihmuar shumë ka qenë leximi i Kanunit. Besoj se kanuni është një përpjekje gjithëpërfshirëse, pasi që përbën një tërësi ligjesh”, ka thënë ai në Zona B të Klan Kosovës. “Kam kuptuar që çfarë nënkupton të jesh kosovar, por nevojitet kohë për ta mësuar kulturën, duhet të njohësh edhe dallimet kulturore”.

Kthehu mbrapa

Shto koment