“Për shpërbërjen paqësore të Serbisë"

24.09.2012 (komentet: 0)

Në Facebook është shfaqur grupi “Mbështesim shpërbërjen paqësore të Serbisë” (Podržimo mirni raspad Srbije), që momentalisht ka afro 1800 anëtarë, ndërsa siç thonë mediat serbe: “nga gjuha mund të vërehet se prapa saj qëndron dikush nga Kroacia”. Më poshtë do t’i postojmë disa nga fotografitë e këtij grupi.

 

 

Faqja përmban disa ilustrime, si p.sh. një të tillë ku presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tregon "hartën e re" të Ballkanit, ku të gjithë vendet e Ballkanit janë ende brenda kufijve që janë në fuqi, me përjashtim të Serbisë, e cila është mangët për Sanxhakun dhe Vojvodinën."Administratorët e Facebook-ut injorojnë raportimet tona për faqen ‘Dubrovniku serb’. E pra, ne shkojmë ndryshe. Kosova është Kosovë. Sanxhaku është Sanxhak, Vojvodina është Vojvodinë, e le të mendohen pak”, thuhet në një nga postimet e “shpërbërjes paqësore”, transmetojnë mediat serbe.Është interesante se në këtë grup ka edhe njerëz nga shtetet tjera të ish-Jugosllavisë, e po ashtu edhe nga Serbia.Faqja është formuar në pjesën e dytë të këtij shtatori. Ndërsa, ka nxitur reagime të mëdha në Serbi.Autoritetet serbe i kanë dërguar kompanisë Facebook kërkesa për ndalimin e saj. /Telegrafi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment