PËR HERË TË PARË QË NGA LUFTËRAT JUGOSLLAVE AKTUALIZOHET ÇËSHTJA E AUTONOMISË SË SANXHAKUT

25.10.2015 (komentet: 0)

Këshilli Kombëtar Boshnjak në gusht të këtij viti, ka miratuar vendimin i cili ditët 25, 26 dhe 27 tetor shpallë ditët e vetëvendosjes, për të nderuar referendumin për autonominë e Sanxhakut, i cili është  mbajtur nga 25 deri më 27 tetor 1991.

 

 

 

Referendumi për autonominë e Sanxhakut ishte veprim i rëndësishëm, i cili, në vitet e para të operimit, është implementuar nga Këshilli Kombëtar Musliman i Sanxhakut

Këshilli Kombëtar Boshnjak ka caktuar  për të dielën, 25 tetor Mbledhjen me rastin e  shënimit të  ditës kur janë  shpallur    ditë me rëndësi të veçantë për boshnjakët - 25, 26 dhe 27 tetor – Ditët e  vetëvendosjes. Këshilli Kombëtar Boshnjak në muajin gusht të këtij viti, ka miratuar një vendim që ditët 25 deri në 27 shpallen  për ditët e vetëvendosjes për nderë të Referendum për autonominë e Sanxhakut, i cili u organizua, u mbajt nga 25 deri më 27 tetor 1991thuhet në deklaratën e KKB, transmetojnë mediat në Sanxhak.

Referendumi  për  autonominë e Sanxhakut ishte një nga veprimet më të rëndësishme të cilin , në vitet e para të punës, është implementuar nga Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut. Nga gjithsejtë 264,156 votuesve, në referendum morën pjesë 187,473, ose 70.19 për qind e elektoratit, nga të cilat 183,302 votues (ose 98.90 për qind të votave) votuan në favor të autonomisë politike dhe territoriale të Sanxhakut me lidhje të drejtë me një nga republikat e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) , transmetojnë mediat.

Kuvendi i Këshillit Kombëtar Musliman i Sanxhakut, më 11 janar 1992, miratoi krijimin e një statusi të veçantë të Sanxhakut, si një zgjidhje optimale për popullin boshnjak në këtë trevë. Në bazë të marrëveshjeve të tilla, në përputhje me rekomandimet e Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Këshilli Kombëtarë Boshnjak i Sanxhakut (BNVS), pak më vonë, më 6 qershor, 1993, miratoi në Novi Pazar, Memorandumin për themelimin e statusit special për Sanxhak.

Siç është paralajmëruar nga KKB, pjesa punuese e seancës do të mbahet në Zyrën Qendrore të Këshillit, duke filluar në orën 10, ndërsa pjesë ceremoniale e seancës do të mbahet në hotelin "Vërbak" duke filluar nga ora 11:15, shkruajnë mediat në Sanxhak.

Kthehu mbrapa

Shto koment