PEJA, DESTINACIONI MË I BUKUR TURISTIK BOTËROR

10.04.2013 (komentet: 0)

Në një finale që u zhvillua në Abu Dabi, ku kanë marrë pjesë edhe Singapuri, Bhutani dhe Dubai, komuna e Pejës ka fituar epitetin e Destinacionit më të bukur turistik botëror

 

 


 
Organizata Botërore e Turizmit ka zgjedhur Qytetin e Pejës me projektin Majat e Ballkanit “Tourism Tomorow Award” si destinacionin më të bukur turistik, me një shteg 192 kilometra të gjatë, i cili përmban sinjalizimin turistik, rekreacione sportive malore.

Komuna e Pejës kohë më parë ishte futur në finale si Destinacion turistik botëror me tri shtete: Singapurin, Bhutanin dhe Dubain.

Mirëpo Organizatën Botërore të Turizmit në finalen e zhvilluar në Abu Dabi, e ka shpallur Komunën e Pejës, fituese të vendit të parë si vendi më i preferuar turistik, njofton Zyra e  Informimit Publik e Komunës së Pejës

Sipas komunës së Pejës, rëndësia e kësaj fitoreje është e veçantë, sepse tregon në botë për potencialet turistike që ka qyteti i Pejës. Po ashtu siç thuhet, kjo ka dëshmuar se, turizmi kosovar po promovohen anë e kënd botës, me bukuritë e rralla natyrore dhe të trashëgimisë kulturore.

Ndryshe, muaj më parë edhe forumi i kompanive lidere të turizmit “World Travel and Tourism Council”, me seli në Londër, ka përzgjedhur Pejën, si qytetin më të bukur në rajon, veçanërisht me potencialet turistike të zonave malore.

Peja, siç thuhet, do të bëhet destinacion botëror turistik, kryesisht në projektin ndërkufitar “Majat e Ballkanit” që përfshin trekëndëshin që lidh pikat kufitare, Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi.

Sipas “World Travel and Tourism Council”, Peja është përzgjedhur në treshen finale ndërkombëtare të çmimit “Tourism for Tomorrow” i themeluar më 1990 me seli në Londër.

Kthehu mbrapa

Shto koment