PE voton rezolutat për Kosovën dhe Serbinë

07.02.2013 (komentet: 0)

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian do të votojë sot projekt-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë. Projekt-rezoluta për Kosovën u bënë thirrje anëtareve evropiane që të pranojnë shtetin e ri.

Projekt-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë do të votohen sot në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Në dokumentin për Kosovën thuhet se Bashkimi Evropian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve evropiane që të pranojnë shtetin e ri.

Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t’i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave. Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është Kosova. 

Kthehu mbrapa

Shto koment