PE debat për Kosovën, Fajon: Vendosni afatin për heqjen e vizave

29.03.2012 (komentet: 0)

Parlamenti Europian diskutoi dje mbi progresin e Kosovës në rrugën e integrimit europian, bazuar mbi Rezolutën e raportueses Ulrike Lunacek.

Gjatë debatit, komisioneri europian i zgjerimit Shtefan Fyle përshëndeti nisjen e studimit të fizibilitetit nga Komisioni Europian duke thënë se në 10 muajt e ardhshëm, komisioni do të bëjë një analizë të thellë mbi përgatitjen e Kosovës për të negociuar dhe më pas përfunduar MSA-në me BE. 

“Kjo marreveshje do të konfirmojë Bashkimin e Kosovës me vendet e tjera të Ballkanit Perendimor në rrugën e tyre drejt afrimit me BE-në”-tha Fyle. 
Ndërsa eurodeputeti Eduard Kukan, i cili është kreu i delegacionit të PE-së për Europen Juglindore tha se, studimi i fizibilitetit, dialogu i liberalizimit të vizave dhe programet e BE-së janë hapa konkrete dhe ambicioze për të cilat Kosova ka nevojë urgjentisht. 

Nga ana tjetër, eurodeputetja Tanja Fajon tha se është e nevojshme të vendoset afat kohor për liberalizimin e vizave me Kosovën. 

Kthehu mbrapa

Shto koment