Pazari i Ri: Gjykata do të vendosë se a është i vdekur Aqif efendi Blyta
12.09.2013 (komentet: 0)
Gjykata e Lartë në Pazarin e Ri (Novi Pazar) do ta shqyrtoj kërkesën e prokurorisë që , në procesin e rehabilitimit Acif Effendiut , të zgjidh çështjen dhe të vërtetohen faktet që ai është i vdekur .
Pazari i Ri - Avokati Këshilli Kombëtar Boshnjak Emir Fetahovic tha për Radio Sto Plus se ata në seancën e djeshme paraqitën një kundërargument për vdekjen e Acif efendi Blytës e që është një e vërtetë injohur historike që ai u ekzekutua publikisht dhe se nuk ka asnjë mundësi që ai të jetë gjallë .
" Gjithashtu në procesin e rehabilitimit të Mehmeti Çelexhiqit , i cili është dënuar në të njëjtin gjykim si Acif Effendiu, gjykata nuk kërkoi faktet se a është i vdekur . jemi thirrur edhe në këtë ptraktikë gjygjësore sepse konsiderojmë se vërtetësia e vdekjes me ligj nuk është e përcaktuar dhe së ky fakt nuk do nuk duhet të jetë pengesë i procesit të rehabilitimit " tha Fetrahoviq.
Ai shtoi se Gjykata e Lartë pritet që deri në fund të këtij muaji të vendos për propozimin e prokurorit për konfirmimin e fakteve që Aqif Blyta është i vdekur.
Fetahoviqi nuk mundi të specifikojnë se sa do të zgjatë rehabilitimi i Acif Blytës sepse kjo do të varet kryesisht nga numri i dëshmitarëve , dëshmive dhe dokumenteve që do të shfrytëzohen në këtë proces.
Kërkesë për rehabilitimin Acif Effendiut, sipas ligjit të vjetër për rehabilitim , e ka ngritur KKB ( Këshilli Kombtar Boshnjak) në vitin 2006 , e që pas heqjes së këtij liogji dhe miratimit të ligjit të ri , kërkesa është ripërsëritur vitin e kaluar.
Roli Acif Effendi, një nga liderët e atëhershët të Xhemijetit dhe të deputetit në Parlamentin e Mbretërisë së Jugosllavisë , rolin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore , qarqet e ndryshme në Serbi kan qendrim anmiqësor sikurse pushteti i dikurshëm komunist i cili e ekzekutoi duke e shpallur armik të popullit.
T’i përkujtojmë lexuesit se Aqif Blyta (1887 - 21.01.1945 (kur edhe u ekzekutua nga OZNA), me prejardhje nga Gjakova, populli i Sanxhakut dhe më gjerë e njohin si Aqif Efendia , është njëri ndër politikanët dhe patriotët më të shquar të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet Dy Luftërave Botërore dhe gjat Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif-efendia, i cili kishte përkahjen e pakursyer të Shaban Polluzhëz dhe luftarëve të tij, është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet çetnike.
Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Haqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej e tërë Sanxhakut me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Haqif Blyta me ushtrinë e tij te formuar dhe me ndihmen e njësive nga Peshteri dhe me ndihmen që i arriti nga vëllezërit kosovar nën udhëheqjen e Shaban Polluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.
Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet ( lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.
Shto koment