Pas Sanxhakut qeveria serbe kërcënon Preshevën: "Hiqeni lapidarin vetë ose do të rrënohet"

23.12.2012 (komentet: 0)

Në Pazarin e Ri (Novi Pazar) edhe pas kërcnimeve të vazhdueshme ende nuk është hequr paneli i Acif Effendiut. Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e Serbisë ka ngritur akuza për kundërvajtje kundër kryeshefit të administratës së Novi Pazarit, sepse nuk është ndërmarr asgjë sipas një vendimi urgjent për ta hequr panelin e Acif Effendiut, e cila u vendos gjat verës së kaluar në këtë qytet.

 

 

 

Presidenti Këshillit Kombtarë Boshnjak Esad Xhuxheviq, muaj më parë pat deklaruar  se paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për të larguar me forcë panelin e  Aqif Effendiut:

- Ai për ne është  një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim.Këto ishin fjalët e njeriut kyq sa i përket këtij rasti.

Qeveritërëve serb iu ka dal edhe nji problem, Kësaj radhe me Luginën e Preshevës, gjegjësisht me qeverinë komunale të Preshevës, pasi që  Në fund të nëntorit në Preshevë u shpalos lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së, në të cilin janë shënuar 27 emrat e dëshmorëve të rënë.

Kërcnimet dhe porositë vazhdojnë njësoj sikurse  që ua bënë kohë më parë sanxhaklinjëve.

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka porositur autoritetet lokale në Preshevë që të heqin lapidarin e ngritur në nderë të dëshmorëve të UÇPMB-së para ndërtesës komunale, apo në të kundërtën sipas tij, ai do të rrënohet. “Disa thonë se unë nuk guxoj të rrënoj përmendoren që kanë ngritur për ata që kanë vrarë policë. Ose hiqeni vetë apo do të rrënohet, pasi që Qeveria e Serbisë e ka pushtetin ekzekutiv në çdo pjesë të territorit të Serbisë”, ka deklaruar Daçiq. Ai këtë e ka theksuar në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Socialiste Serbe, duke shtuar se shqiptarët duhet të pyesin vetë se këtë përmendore a e kanë ndërtuar për të ndërtuar edhe marrëdhënie të këqija ndëretnike, transmeton INA.

Kthehu mbrapa

Shto koment