Parlamenti i Krimesë voton pro bashkimit me Rusinë

06.03.2014 (komentet: 0)

Parlamenti i Krimesë ka miratuar një mocion për t’u bashkuar me Rusinë, ndërkohë që vazhdojnë shtytjet diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

Deputetët e Krimesë miratuan një mocion të enjten që i kërkon Rusisë të marrë në shqyrtim vendimin e Krimesë për t’u bashkuar dhe parasheh mbajtjen e një referendumi në një afat prej dhjetë ditësh.

Ndërkohë, liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar krizën dhe se si ata duhet të përgjigjen.

Ndërhyrja e Rusisë në Krime konsiderohet shkelje e sovranitetit të Ukrainës, dhe disa vende janë në favor të sanksioneve të ashpra kundër Rusisë.

Situata në Krime mbetet e tensionuar,  ku trupat e armatosura - besohet të jenë ruse - njoftohet se kanë marrë nën kontroll të gjitha institucionet, rrugët dhe aeroportet, një veprim që nga Perëndimi konsiderohet shkelje e ligjit ndërkombëtar./mesazhi/

Kthehu mbrapa

Shto koment