Parlamenti Evropian thirrje 5 shteteve: Njihni Kosovën

03.12.2012 (komentet: 0)

Parlamenti Evropian fton pesë vendet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të japin pëlqimin për përafrimin e Kosovës me BE-në.

Kështu thuhet në propozim-rezolutën për Kosovën, të cilën do ta shqyrtojë sot Këshilli për Politikë të Jashtme, ku mes te tjerash thuhet se 
“Parlamenti merr në dijeni përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës”. Në këtë dokument, kërkohet edhe “shpërbërja e strukturave paralele në veri të Kosovës, të cilat i financon shteti i Serbisë. 

Rezoluta është përgatitur nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian Ulrike Lunacek. 

Kthehu mbrapa

Shto koment