PARLAMENTI EVROPIAN MIRATOI MSA-NË ME KOSOVËN

21.01.2016 (komentet: 0)

Parlamenti Evropian sot në seancën e vetë plenare dha pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Parlamenti Evropian me shumicë dërmuese ka miratuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Mbështetje marrëveshjes  i kanë dhënë 486 eurodeputet, 102 ishin kundër ndërsa 81 abstenuan.

Marrëveshja shton dialogut politik  në mes të BE-së dhe Kosovës ; ajo shtytë marrëdhëniet tregtare dhe nxitë bashkëpunim më të ngushtë në shumë sektorë, duke përfshirë energjinë, mjedisin, drejtësisë si dhe punët e brendshme.

Marrëveshja e nënshkruar ka dispozita që synojnë promovimin e standardeve evropiane në fushat siç janë konkurrenca, prokurimi, prona intelektuale, mbrojtja e konsumatorit dhe qeverisja e mirë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka përshëndetur vendimin e këtij institucioni.  Ajo u shpreh se zbatimi i marrëveshjes  do të ndihmojë institotucionalizimin e procesit të reformave. 

Hapi i ardhshëm, sipas Lunacek, duhet të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.  MSA dhe - me shpresë vizat, do sjellin mundësi të reja për konsolidimin e marrëdhëniece në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë kontribuohet në stabilitetin e tërë rajonit, ka thënë Lunacek.

Ndryshe ky është hapi I fundit formal. Tani duhet që kjo marrëveshje të përmbyllet nga ana e këshillit evropian dhe pritet që deri në vjeshtë ajo të hyjë në fuqi kur edhe zyrtarizohen raportet kontraktuale në mes të Prishtinës dhe Brukselit./RTK

 

PE miratoi MSA-në me Kosovën

Edhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku.më heret bëri të ditur për miratimin e MSA-së.

“Parlamenti Evropian sot në seancën e vetë plenare dha pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Kjo marrëveshje, të cilën e kam bashkë nënshkruar në tetor të vitit të kaluar, tani e ka dritën e gjelbër nga edhe nga Parlamenti Evropian, dhe mbetet vetëm që të hyj në fuqi së shpejti, pas vendimit për konkludim të Këshillit të BE. I falënderoj të gjithë eurodeputetët që votuan, që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të ëndrrës evropiane, përmes dhënies së pëlqimit të tyre ndaj kësaj marrëveshjeje historike. Kjo marrëveshje do të ndikojë si në përforcimin e procesit reformues, ashtu edhe në përshpejtim të realizimit të ëndrrës së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian”, shprehet Çollaku.

Kthehu mbrapa

Shto koment